DETAJE/ Vrasja e dyfishtë në Lushnje, në atentat edhe një autor i...

DETAJE/ Vrasja e dyfishtë në Lushnje, në atentat edhe një autor i tretë, por policia nuk di gjë…

279
0
Shares

Akoma nuk dihet kush është personi i tretë që ka marrë pjesë në masakrën e Lushnjes. Të mbijetuarit dhe dëshmitarë të rastësishëm kanë dalluar një atentator të tretë përveç Haxiu dhe Bilbilit por nuk i kanë parë atij fytyrën.
Hetuesit po kërkojnë cili është ky person, fytyrën e të cilit nuk e ka parë asnjë nga dëshmitarët e mbetur gjallë. Aktualisht në kërkim janë Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin, ndërkohë që shoqërimet vazhdojnë.
Burime nga grupi hetimor në Lushnje, tregojnë se në pyetje është marrë dhe Julian Sula, një tjetër emër i njohur për policinë për vepra të ndryshme penale .
Me Sulën dy ditë pas ngjarjes ka shkuar në 34 persona numri i personave të marrë në pyetje.
Ndër të parët ishte Xhulio Shkurti nipi i Aldo bares, Sajmo Xheliu dhe i plagosuri Marjo Xhepexhiu.
Të tre dëshmitarët kanë pohuar se kishin identifikuar Laert Haxhiun kur gjuante kallashnikovë, por nuk e kishin njohur personin e tretë.
Hetueset janë në dilemë nëse viktimat Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi ishin shënjestra e atentatit, apo u qëlluan thjesht se shoqëroheshin me Xhulio Shkurtin dhe Sajmo Xheliun, të cilët për herë të dytë u shpëtojnë plumbave.
Në masakrën së mërkurës në bulevardin e Lushnjes u vranë dy vetë, dy të tjerë u plagosën. Atentatorët e dogjën makinën në afërsi të fshatit Çukas dhe policia gjeti aty tre kallashnikovë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY