Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Greqi, krimi që tronditi Athinën, ekzekutori tregon si e eliminoi me plumb në kokë çiftin shqiptar

13/10/2017
VIDEO & FOTO GALERI/ Vrasja misterioze e çiftit shqiptar në Athinë, publikohen pamjet pas krimit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Hetuesit grekë kanë mundur të zbardhin dinamikën e ekzekutimit të çiftit shqiptar Halitaj, krim që tronditi Athinën në Shkurt 2017.
Nga hetimi u zbulua se viktima shqiptar ishte përfshirë në tregtinë e drogës me një grup kriminal që drejtohet nga një person i njohur si “Monti” me origjinë shqiptare. Ky i fundit kishte marrë hua një shumë parash nga 53-vjeçari që u vra, dhe mesa duket kishte ndërruar mendje dhe nuk donte të shlyente borxhin.
Kështu, ai dërgoi njerëzit e tij për ta ekzekutuar, duke qenë se kishte njohje me viktimën dhe madje posedonte edhe çelësat e shtëpisë së tij. Udhëzimet ishin të sakta, të hynin në banesë pa zhurmë, të vrisnin 53-vjeçarin dhe gruan e tij për të mos lënë dëshmitarë pasi i njihte. Përshkrimin e ngjarjes me detaje e bën njëri prej vrasësve të arrestuar. Ai është një shqiptar 29 vjeç i quajtur Ali Kili, i cili ka rrëfyer në polici të gjithë dinamikën dhe ka pranuar krimin.

Dëshmia
“Në lagjen ‘Peristeri’ na çoi një bashkëpunëtori ynë me taksi. Unë dhe një tjetër u futëm në apartament. Kishim veshur maska. Unë kisha pistoletë dhe bashkëpunëtori im kishte thikë. Kur hymë pamë djalin që qëndronte në sallën e ndenjies. Nuk kishim marrë urdhra që të ngacmonim as djalin dhe as vajzën që ndodhej në dhomën e saj.
Burri bërtiti dhe tha ‘nuk kam para, çfarë kërkon?’.
Atë moment e qëllova njëherë me plumb në kokë dhe njëherë gruan e tij. Djali i tyre hyri në dhomë dhe bashkëpunëtori im e goditi në fytyrë me dorezë dhe me thikë, pastaj dolëm.
Kur u siguruam se viktimat kishin vdekur, u larguam”.

Në këtë moment, autorët i dërguan mesazh në telefon urdhëruesit të tyre që “puna u krye”. Policia greke ka prova se porositës i vrasjes së dyfishtë është një shqiptar 53 vjeç. Sipas tyre, ai ka 20 emra ndërsa mediat kanë mësuar se i flasin “Monti”. Dyshohet se ai ndodhet në Shqipëri dhe aktivitetin kriminal e urdhëron prej vendit tonë. Hetuesit besojnë se Monti mund të jetë përgjegjës për shumë “kontrata vdekje” në Greqi gjatë 10 viteve të fundit.
Autoritetet greke arrestuan dje bashkë me vrasësin 29-vjeçar shqiptar edhe dy grekë që morën pjesë në krim, njëri prej të cilëve që i dërgoi me taksi në apartamentin e familjes Halitaj. Ata u paguan 60 mijë Euro për vrasjen e çiftit shqiptar. TVKlan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Mediat e kontrolluara nga qeveria duan të mbajnë në këmbë regjimin mafioz të Ramës

Berisha: Mediat e kontrolluara nga qeveria duan të mbajnë në këmbë regjimin mafioz të Ramës

06/04/2026
Trump: Nesër afati i fundit për marrëveshje me Iranin

Trump: Nesër afati i fundit për marrëveshje me Iranin

06/04/2026
Berisha: Irena Gjoka ka bërë 5 falsifikime dhe ka fshehur pasuri, por nuk ndëshkohet, mbrohet nga familja Rama

Berisha: Irena Gjoka ka bërë 5 falsifikime dhe ka fshehur pasuri, por nuk ndëshkohet, mbrohet nga familja Rama

06/04/2026
Berisha: Edi Rama duhet të ishte në ndjekje penale për dosjen “Partizani”

Berisha: Edi Rama duhet të ishte në ndjekje penale për dosjen “Partizani”

06/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Mediat e kontrolluara nga qeveria duan të mbajnë në këmbë regjimin mafioz të Ramës

Berisha: Mediat e kontrolluara nga qeveria duan të mbajnë në këmbë regjimin mafioz të Ramës

06/04/2026
Trump: Nesër afati i fundit për marrëveshje me Iranin

Trump: Nesër afati i fundit për marrëveshje me Iranin

06/04/2026
Berisha: Irena Gjoka ka bërë 5 falsifikime dhe ka fshehur pasuri, por nuk ndëshkohet, mbrohet nga familja Rama

Berisha: Irena Gjoka ka bërë 5 falsifikime dhe ka fshehur pasuri, por nuk ndëshkohet, mbrohet nga familja Rama

06/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.