Vrasja e dyfishtë në Lushnje, si i shpëtoi dënimit për drogë në...

Vrasja e dyfishtë në Lushnje, si i shpëtoi dënimit për drogë në 2016 Laert Haxhiu

302
0
Shares

Laert Haxhiu, i shpallur në kërkim për masakrën e Lushnjës, është arrestuar në vitin 2015, si shitës i një sasie prej 1.2 kg heroinë. Kjo akuzë nuk rezultoi e provuar nga Gjykata e Durrësit, e cila në maj 2016 vendosi dënimin e tij vetëm për “moskallëzim krimi”.

Në qershor të vitit 2015, Laert Haxhiu, një nga personat e shpallur në kërkim për masakrën e së mërkurës në Lushnje është arrestuar si shitës i një sasie prej 1.2 kilogramësh heroinë. Ai është dërguar si i pandehur në Gjykatën e Durrësit për akuzën e “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, në bashkëpunim. Ndonëse prokuroria ka kërkuar dënimin e tij me 8 vite burg, gjykata ka vlerësuar se ai duhet të fajësohej vetëm për akuzën e “moskallëzimit të krimit”.
ABC News ka siguruar një kopje të vendimit të Gjykatës së Durrësit të datës 19 maj 2016, sipas të cilit, Haxhiu është dënuar me vetëm 17 muaj e 10 ditë burg.
I shpalluri në kërkim për masakrën është arrestuar nga policia në maj të vitit 2015, në ambientet e lokalit të një karburanti në aksin rrugor Durrës-Rrogozhinë. Sipas prokurorisë, ai ishte një nga dy shitësit e sasisë së heroinës, që u shkëmbye në parkingun e karburantit.
Në momentin e ndërhyrjes së policisë ai u hodh nga një lartësi, ku edhe dëmtoi këmbën. Por në përfundim të shqyrtimit gjyqësor gjykata vlerësonte se nuk provohej përfshirja e tij në pazarin e drogës. “I pandehuri Laert Haxhiu duke qenë prezent në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike ka marrë dijeni për një krim dhe kishte detyrimin për të kallëzuar atë”, arsyetonte gjykata.
Sipas vendimit, tre të pandehurit e tjerë të së njëjtës çështje Saimir Taullau, Kastriot Zaimi dhe Afrim Demiri u deklaruan të fajshëm për akuzën e “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.
Në vendimin e Shkallës së Parë të Durrësit zbardhen edhe bisedat e përgjuara të të pandehurve pas arrestimit, ku ata diskutojnë për origjinën e drogës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY