Një 19-vjeçar plagosi me thikë gjyshin dhe gjyshen rreth orës 13:00 në rrugën “Muhamet Deliu” në kryeqytet. Autori i identifikuar nga policia është Beniamin Kaso, i cili u ndalua pak minuta pas ngjarjes. I riu i ka goditur të moshuarit me mjetin prerës në rrugën kryesore të lagjes ku banonin, në zonën e njohur si “Fresku”. Por në deklarimet e para, 19-vjeçari i ka habitur hetuesit të cilët e kanë marrë në pyetje. Sipas burimeve, Beniamin Kaso është shprehur se gjyshin dhe gjyshen i qëlloi me thikë pasi ishte i mërzitur dhe se ata talleshin me të. Ky motiv nuk është aspak bindës për hetuesit, të cilët dyshojnë se i riu mund të ketë qenë nën efektin e narkotikëve ose e ka kryer veprimin në gjendje depresioni, ndaj po zhvillohen verifikime të tjera.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/