Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Ku ndodhej nipi i Aldo Bares gjatë masakrës

12/10/2017
DETAJE/ Ku ndodhej nipi i Aldo Bares gjatë masakrës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ditën e djeshme si pasojë e një atentati u ekzekutuan Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, si dhe u plagos miku i tyre Marius Xhepexhiu, ndërsa i shpëtoi mrekullisht plumbave Saimir Xhelili. Mësohet se në tavolinën ku pinin kafe viktimat dhe i plagosuri dyshohet se ka qënë pak minuta para masakrës nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti, i shoqëruar sot në polici për të dhënë detaje. Edhe pse ai deklaroi se ndodhej tek berberi në momentin e masakrës, ka dyshime të forta dhe dëshmitarë që thonë se Shkurti u largua nga tavolina vetëm 30 minuta para ngjarjes. Policia thotë se ka identifikuar autorët, ata dyshohet të jenë Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili. Hetuesit besojnë se masakra vjen si pasojë e hakmarrjes midis grupeve rivale. Por ka dyshime për atentat të organizuar. Autorët pasi vranë deshën të zhduknin gjurmët dhe dogjën makinën pranë fshatit Çukas në rrugën e vjetër Lushnjë-Berat

NGJARJA
Ngjarja e rëndë ndodhi dje në lagjen “Loni Dhamo”, në vendin e quajtur “Ura e Përroit” Lushnje. Persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri automatik dhe si pasojë kanë ndërruar jetë 2 shtetas, ka mbetur i plagosur rëndë 1 tjetër, si dhe ka marrë dëmtim të lehtë edhe një shtetas tjetër i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve pa probleme për jetën. Viktimat janë shtetasit Zamir Latifi, 23 vjeç dhe Jurgen Hoxha, 22 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnje. Shtetasi i plagosur rëndë është Marius Xhepexhiu, 26 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, i cili po transportohet për në Tiranë. Si dhe ka marrë dëmtim të lehtë shtetasi B.T., 66 vjeç. Gjithashtu në Sallën Operative Lushnje ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Lushnje-Berat, në po digjet një mjet. Grupi hetimor ka shkuar menjëherë ku ka gjetur në automjet tre arme zjarri automatike, ndërkohë që automjeti dyshohet se mund të jetë i autorëve. Sakaq, është ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

KUSH ËSHTË XHULIO SHKURTI
Kujtojmë se më 25 shtator të 2016-ës, Shkurtit i kanë bërë një atentat me armë zjarri, ku mbeti i plagosur bashkë me një tjetër të ri. Ngjarja në fjalë ndodhi në lagjen “Çlirimi” në Lushnjë.
Shkurti mbeti i plagosur bashkë me shokun e tij, Sajmo Xhelili, teksa ishin ulur në një nga lokalet e qytetit bashkë me disa të tjerë. Por mes tyre ka patur një debat, gjë që ka nxehur situatën. Pas kësaj, njëri prej tyre ka shkuar në shtëpinë e tij dhe është kthyer me armë zjarri, duke qëlluar në drejtim të dy të rinjve duke i plagosur.

Tags: atentatlushnjeMasakerXhuluo kurti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.