DËSHMITË/ “Çuna na vranë” – Nipi i Aldo Bares iku nga lokali...

DËSHMITË/ “Çuna na vranë” – Nipi i Aldo Bares iku nga lokali 10 minuta para masakrës

941
0
Shares

Në foto është burri që u mbijetoi breshërive të kallashnikovit në Lushnjë. Një plumb e preku në këmbë. Është jashtë rrezikut për jetën. Bujar Turku po kalonte pranë lokalit ku ishin ulur shënjestrat e atentatorëve, në lagjen “Loni Dhamo” në vendin e quajtur Ura e Përroit.
Gjurmët e gjakut akoma duken dhe pse bashkia nisi pastrimin e territorit në orët e hershme.
Aty ku pasditen e së merkures ishin shtrirë të vrarë trupat e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhes, janë vendosur lule.
Shoku i tyre Marius Xhepexhiu ndodhet në Tiranë në kurë intensive mjekësore. Bashkë me ta në kafe ndodhej edhe shoku tjetër Saimir Xhelili. Dyshohet se ishte një nga shënjestrat e parë për tu vrarë. Sot ai është dëshmitari kryesor i çështjes në dorë të hetuesve.
Të gjithë bashkë thuhet se ishin miqtë dhe shokët e Xhulio Shkurtit, nipi i Aldo Bares. Ky besohet që u largua nga tavolina 10 minuta para se te ndodhte masakra.
Zamiri Latifi thirri: Çuna na vranë! Të gjithë u ngritën nga karriget por pa shpëtim. Njeri nga autorët që sipas policisë dyshohet te jete Laert Haxhiu doli jashtë Benz-it dhe qëllonte me breshëri kallashi. Autori i dytë Orges Bilbili gjuante nga brenda makinës.
Në trupin e Latifit u gjetën 35 plumba, kurse në trupin e Hoxhës 7 plumba. Në vendin e ngjarjes ekspertët mblodhën dhe 41 gëzhoja.
Banorët u panë të largoheshin me vrap. Qyteti i përfshi në panik. Në Lushnjë, ishin rikthyer krismat vdekjeprurëse.
Masakra ndodhi vetëm në pak minuta dhe mjeti i autorëve u largua me shpejtësi për të përfunduar i djegur pranë fshati Çukas në rrugën e vjetër Lushnjë-Berat.
Dy policë të parët në vendin e ngjarjes, nxorën jashtë tre automatikët. Ndoshta me idenë për të shpëtuar gjurmë.
Hetuesit besojnë se masakra është pasojë e hakmarrjeve midis grupeve rivale. Por ka dyshime për atentat të organizuar. Autoret demonstruan egërsi, kishin për qellim ti vrisnin të gjithë. Ishin të stërvitur dhe operuan me shpejtësi. Forma e ekzekutimit është tregues për pastrim territori. Por janë ekspertët ata që do të përcaktojnë; a ishte kjo masakër e një hakmarrjeje gangsterësh, apo luftë për territor e para. ABCNews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY