Rreth orës 00:50, të mesnatës midis të martës e të mërkurës në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, në rrugë është dëgjuar një shpërthim i lehtë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrfikës ku kanë konstatuar se si pasojë e shpërthimit kishte marrë flakë mjeti tip “Volkswagen” në pronësi të F. K. 60 vjeçe, banuese në lagjen “Vojo Kushi”, me detyrë Inspektore në Drejtorinë Arsimore Rajonale Shkodër.
Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur fikjen e zjarrit.
Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje dyshohet se ka pasur një shpërthim të lehtë poshtë mjetit i cili ka qenë i parkuar dhe për pasojë mjeti ka marrë flakë.
Automjeti është dëmtuar lehtë në pjesën e prapme, dhe nuk ka pasur dëme në njerëz.
Po kryhen veprimet me grup hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/