Dy oficerë të Krimeve të Rënda në policinë e Durrësit dhe një oficer i policisë gjyqësore kanë dëshmuar sot në gjyqin ndaj Denis Shtrazës.
Ata kanë treguar se si u konstatuan njollat e gjakut në makinën Mercedez ML me të cilën dyshohet se është rrëmbyer Gazmend Çollaku.
Kanë dëshmuar në gjykatë Rebani Farruku, Alfred Hoxha dhe Lorenc Dervishi.
Për vrasjen dhe më pas zhdukjen e Gazmend Çollakut aktualisht ndodhet i arrestuar vetëm Denis Shtraza. Ishte në proces gjyqësor dhe Ervin Dalipaj por ai u ekzekutua më 26 prill
Sipas prokurorisë për krimin kanë bashkëpunuar edhe dy persona të tjerë, ende të paidentifikuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/