Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimet dhe ka kërkuar nisjen e gjykimit për 8 persona, të cilët konsiderohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kultivonte kanabis në fshatrat Vezhdanisht-Treblovë, në Vlorë.
Në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, në këtë zonë Policia e Shtetit zbuloi një sasi shumë të madhe lënde narkotike, të shpërndarë në parcela, si edhe në proces tharjeje.
Prokuroria thotë se në krye të grupit të strukturuar kriminal qëndronte shtetasi Taulant Haxhiraj, i cili, bashkëpunonte ngushtë me punonjësin e Policisë, Renaldo Avdulaj, si edhe me disa persona të tjerë. Këta kishin për detyrë marrjen e masave konkrete për kultivimin, magazinimin dhe më tej, shpërndarjen e lëndës narkotike.
Nga hetimet e kryera rezulton e provuar se, nga ana e policisë gjyqësore janë siguruar dhe mbledhur të dhëna, për aktivitetin kriminal të disa grupeve personash, shtetas shqiptar, të cilët ne mënyrë të organizuar kultivonin bimë narkotike në disa zona të rrethit Vlorë. Nga të dhënat, ka rezultuar se një grup personash, gjatë muajve Prill dhe Maj, pasi kanë siguruar me parë sipërfaqe toke, në pyll, kullota, tokë në pronësi shtet ose në pronësi dhe posedim të personave privat, që ndodhet në territorin e zonës Administrative Vlorë, kanë filluar kultivimin e sasirave të mëdha të bimëve narkotike të llojit canabis sattiva. Në vijim të hetimeve, në datë 04. 10. 2016, forcat e Policisë kanë ndërhyrë, duke realizuar arrestimin e 11 personave, ndërkohë që nuk është bërë i mundur ende arrestimi i Renaldo Avduli.
Në përfundim të hetimeve, Prokuroria për Krime të Rënda i akuzon shtetasit, si më poshtë…
– Për kryerjen e veprave penale “Kultivimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal”, “Kryerjes së veprave nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, akuzohen…
1. Taulant Haxhiraj
2. Renaldo Avdyli
3. Shkëlqim Koçiaj
4. Xhovalin Baço
5. Reshat Radhima
6. Marjus Bajrami
– Për kryerjen e veprës penale “Moskallëzim krimi”, akuzohen…
7. Klajdis Imeri
8. Anis Pajo
Në bazë të veprimeve proceduriale për këtë hetim, janë arrestuar edhe 4 persona të tjerë, të dyshuar për veprën penale të “Kultivimit të lëndëve narkotike”. Për këta persona, çështja është veçuar dhe hetimi i tyre i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Vlorës.
Edhe hetimet për zbulimin e drogës janë kryer nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Operacioni që çoi në pranga anëtarët e këtij grupi u zhvillua nga FNSH e Tiranës. Policia e Vlorës u përjashtua në atë kohë nga operacioni, për shkak të dyshimeve se mund të dekonspironte veprimet e specialëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/