Dhuna në familje, ja qyteti ku ndodhin më shumë raste dhe qyteti...

Dhuna në familje, ja qyteti ku ndodhin më shumë raste dhe qyteti me më pak raste

367
0
Shares

Është rritur raportimi i dhunës në familje sipas institutit të statistikave. Tirana e Durrësi janë qarqet me numrin më të madh, ndërsa Dibra e Kukësi janë qarqet ku dhuna ndaj grave e të miturve, raportohet më pak.

Dhunë verbale dhe psikologjike
Vendim ekstrem deri në marrjen e jetës.
Këto janë disa nga rastet e publikuara por shumë të tjera mbeten brenda mureve të shtëpisë pasi konsiderohen si çështje familjare. Pavarësisht vështirësisë së matjes të këtij fenomeni shqetësues, të dhënat e raportuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, tregojnë se gjatë viteve 2012-2016 ka një rritje të numrit të raportimeve për dhunën në familje.
Krahasuar me vitin 2015 kemi 252 raportime më shumë në vitin 2016. Instituti i statistikave tregon se në rang vendi, në vitin 2016 numërohen 3.900 raportime të dhunës në familje, ku përqindja më e lartë e tyre shihen në qarkun e Tiranës dhe Durrësit dhe më e ulëta në qarkun e Dibrës dhe Kukësit.
Është shtuar dhuna në familje apo ka rritje të ndërgjegjësimit për ta raportuar, kjo mbetet një pikëpyetje. Por shifrat tregojnë se krahasuar me vitin 2012, në rang vendi viti 2016 shënon rreth 46,5 % më shumë raportime të dhunës në familje, shprehur në terma absolut rreth 1.174 raportime të dhunës në familje më shumë.
Të dhunuarit janë të miturit dhe gratë. Për vitin 2016 numërohen 133 fëmijë të dhunuar. Përqindja më e lartë e tyre shënohet në qarkun e Kukësit me 6,5 % . Ndërkohë qarqet me përqindjen më të ulët janë Durrësi dhe Elbasani me 1,6 % dhe 2.5 % të mitur të dhunuar.
Numri i femrave të prekura nga ky fenomen është më i lartë. Gjatë vitit 2016 janë 2.825 femra që raportojnë dhunën në familje, të cilat përbëjnë rreth 76 % të të gjithë personave të dhunuar.
Tirana është qarku ku është përqendruar numri më i lartë i femrave të dhunuara me 36,5 %, ndjekur më pas nga qarku i Durrësit me 14,9 %, ndërkohë qarku i Kukësit dhe ai i Dibrës shënojnë përqindjen më të ulët të raportimeve, me 1,4 % dhe 1,6 % femra të dhunuara.
Megjithatë këto shifra mund të jenë më të larta nëse do të marrim në konsideratë se raportimi i dhunës në Shqipëri shihet ende si turp dhe frikë nga ndëshkimi. ABCNews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY