Tre oficerë të Policisë së Durrësit dëshmuan në seancën e së hënës ndaj Denis Shtrazës tek Krimet e Rënda, i akuzuar për rrëmbimin me pasojë vdekjen e Gazmend Çollakut. Ata treguan se si u konstatuan njollat e gjakut në mjetin “Mercedes ML” që dyshohet të jetë përdorur në ngjarje.
Njollat e gjakut në bagazhin e mjetit “MERCEDES ML”, që dyshohet të jetë përdorur në rrëmbimin me pasojë vdekjen e Gazmend Çollakut mbremjen e 6 janarit 2016 në Durrës, janë zbuluar nga rastësia. Ndonëse është mbajtur për 19 ditë i sekuestruar në oborrin e Policisë së Durrësit, njollat e dyshimta janë vënë re ditën që mjeti është dërguar në pikëbllokimin e Rrushbullit.
Fakti u pranua nga tre oficerë të policisë së qytetit bregdetar dëshmitarë në gjyqin ndaj Denis Shtrazës tek Krimet e Rënda, i akuzuar si autor i ngjarjes.
Oficerët Rebani Farruku, Alfred Hoxha dhe Lorenc Dervishi sqaruan se mjeti në fjalë ishte kontrolluar ditën e sekuestrimit, në 7 janar 2016, ndërsa kqyrja e tij tre javë më vonë, në 26 janar. Ky mjet përdorej nga Ervin Dalipaj, ish-i pandehur në proces, i vrarë në një atentat mafioz në prill 2017.
Rebani Farruku shpjegoi në seancën e së hënës se kishte bërë një kontroll në fuoristradën e sekuestruar të Dalipajt.
“Ishte vetëm kontroll, jo kqyrje”, tha dëshmitari. Ndërsa Oficeri i Policisë Gjyqësore, Lorenc Dervishi shpjegoi se tek pika e bllokimit mbahet nje proesverbal mbi gjendjen e mjetit dhe aksesorët e tij. “Kur do shikohej nëse kishte apo jo gomë rezerve, vumë re një kalendar me një njollë gjaku. Njolla të tilla kishte edhe në dyshemenë e bagazhit. Në këtë moment vumë në dijeni prokurorin e çështjes dhe makina u kthye për kqyrje në polici”, tregoi ai për gjykatën.
Dëshmitë u kundështuan nga avokatët e Shtrazës, të cilët ngritën dyshime për manipulim të provave.
Mbrojtësit kërkuan shpjegim nga dëshmitarët se përse nuk u konstatuan njollat e gjakut që në kontrollin e parë të mjetit. Prokuroria për Krimet e Rënda pretendon se gjaku i gjetur në mjet përputhet me gjakun e gjetur në fashetat me të cilat ishte lidhur viktima Gazmend Çollaku.abcnews
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/