Aksidentet me vdekje, nëse largoheni akuzoheni për vrasje

Aksidentet me vdekje, nëse largoheni akuzoheni për vrasje

160
0
Shares
Foto Ilustruese

Nëse bëni aksident me pasojë vdekjen dhe largoheni nga vendi i ngjarjes, atëherë mund të akuzoheni për “Vrasje”. Është ky propozimi që kanë bërë ekspertët e Policisë së Shtetit, për të ndryshuar Kodin Rrugor.
Bëhet fjalë vetëm për aksidentet me vdekje, kur shoferët largohen nga vendngjarja, por që tashmë nuk do akuzohen për “Aksident me vdekje” dhe “Largim nga vendi i ngjarjes”, por për veprën penale “Vrasje”, e cila parashikon një dënim duke filluar nga 20 vite burg.
Propozimi është bërë fillimisht nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri një vit e gjysmë më parë, por sot të gjithë ndryshimet janë hedhur në letër, por që ende projektligji nuk është pjesë e axhendës parlamentare.
Ky propozim sipas ekspertëve do të bëhet për faktin se shumë persona pasi bëjnë aksidente me pasojë vdekjen ose me plagosje, ikin nga vendngjarja dhe Policia synon ndërgjegjësimin e shoferëve për rastet e aksidenteve.
Në dy vitet e fundit janë më shumë se 250 raste kur shoferët e makinave largohen nga vendi I ngjarjes, duke lënë pas persona të plagosur rëndë, ose të vdekur. Të gjithë shoferët që bëjnë aksidentet me pasojë vdekjen, nëse qëndrojnë në vendngjarje, atëherë nuk do të akuzohen për “Vrasje”.
Ndryshimet në Kodin Rrugor pritet të prekin edhe masën e gjobave. Në këtë mënyrë pritet të rritet vlera e gjobës, për mosvendosje të rripit të sigurimit, për përdorim celulari, apo edhe për shpejtësi tej normave të lejuara. Ndryshimet në Kodin Rrugor pritet që brenda pak muajve të cohën për miratim në Parlament.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY