Zjarr i madh në Rusi, evakuuohen 3000 persona

Zjarr i madh në Rusi, evakuuohen 3000 persona

114
0
Shares

Tre mijë persona janë evakuuar si pasojë e një zjarri te madh. Ngjarja ndodhi në tregun e materialeve  të ndërtimit në rajonin e Moskës.
Ministria e Emergjencave ruse raporton se si pasojë e zjarrit janë evakuuar rreth 3000 njerëz, pasi flakët dhe materialet e djegura mund të shkaktonin pasoja të mëdha në jëtën e këtij komunitetit, transmeton agjencia e lajmeve Ruptly.
Nga të dhënat e para  raportohet se një person është lënduar  dhe ndodhet në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa forcat e zjarrfikëseve janë në vendin e ngjarjes dhe po përpiqen të shuajnë flakët.
Dëshmitarët në vendngjarje kanë deklaruar se dëgjuan një shpërthim të madh, ndërsa jashtë tregut kishin parë disa  makina që po shpërthenin nga zjarri i rënë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY