EMRAT & FOTO GALERI/ Maliq punonjësit e firmës vjedhin dhe shesin 280...

EMRAT & FOTO GALERI/ Maliq punonjësit e firmës vjedhin dhe shesin 280 litra naftë

134
0
Shares

• Aleksandër Shkëmbi, 35 vjeç, banues në fshatin Çiflig-Korçë dhe
• Julian Muçollari, 25 vjeç, banues në fshatin Poçestë, (të dy punonjës në një firmë private ndërtimi).
Më datë 07. 10. 2017, në Maliq, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë Julian Muçollari, duke transportuar me mjetin e tij kamionçinë tip “Ford”, një sasi karburanti prej rreth 280 litra (naftë), e cila rezulton se është vjedhur te firma private nga Aleksandër Shkëmbi.
Nga hetimet e kryera dyshohet se Julian Muçollari, duke pasur dijeni për faktin e mësipërm, ia ka blerë sasinë e naftës shtetasit Aleksandër Shkëmbi.
Nga ana e Policisë, po kryhen hetime nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë ngjarje, si edhe po punohet për dokumentimin e plotë të saj.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale” parashikuar nga nenet 135 dhe 287/b të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY