Fronti opozitar, PD mirëpret LSI por i kërkon të japë disa prova

Fronti opozitar, PD mirëpret LSI por i kërkon të japë disa prova

106
0
Shares

Përballë një mazhorance absolute socialiste, Partia Demokratike i thotë po bashkëpunimit me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Por për ta konkretizuar atë, ajo i kërkon LSI të provojë qëndrueshmëri e moral dhe jo luhatje të herë pas hershme siç ka bërë deri më tani.
“Është një forcë e cila normalisht duhet të purifikojë qëndrimin e saj, e ndarë nga ato mëkate që ajo ka qënë në bashkëqeverisje. Që do të lërë pas shembullin e Bashkisë së Tiranës, pa votat e tyre mund të mos rritej çmimi i ujit, çështja e votimit kundër kreut të Kuvendi, në sallë u abstenua. Gjithë lëvizja e tyre qëndrimi i tyre politik shfaq një lloj tranzicioni”, shprehet Grida Duma, deputete e PD.
Sipas Grida Dumës, Partia Demokratike është e drejtë me aleatët e saj dhe tentativat për bashkëpunim janë pozitive. Por kur vjen puna për një koalicion me LSI për zgjedhjet e ardhshme, ende është herët .
“Nuk është çështja që në fund të këtij mandati ne të bëjmë llogaritë siç mund ti ketë bërë çdo forcë politike që ka qenë në qeverisje, duke llogaritur që mund të kontraktojë. Ka moment në të cilat dhe qëndrimet dhe diskutimet shkojnë në të njëjtën linjë plotësisht, nuk di të them nëse kësaj i duhet dhënë ndonjë notë pozitive për momentin”, shton Duma.
Dy ditë më parë kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dha sinjale bashkëpunimi pas ftesës jo direkte të kryetarit Basha, i cili ftoi të gjithë partitë politike për një front opozitar.
Megjithatë duke ju referuar fotos së seancës plenare mund të themi se krerët e dy forcave politike kanë shfaqur një lloj afrimiteti mes tyre, që ende nuk po reflektohet ne të bërit opozitë të përbashkët. KlanPlus

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY