TABELAT/ Ulja e pragut të TVSH-së – Fitimet e bizneseve të vogla...

TABELAT/ Ulja e pragut të TVSH-së – Fitimet e bizneseve të vogla do të bien mesatarisht me 25-40%

277
0
Shares

Teksa kryeministri Rama ka njoftuar se pragu i pagimit të TVSH-së do të ulet në 2 milionë lekë, kanë nisur debatet se cili do të jetë efekti i kësaj lëvizjeje në fitimet e biznesit të vogël. Kontabilistët paralajmërojnë se, ndonëse teorikisht futja e TVSH-së te bizneset e vogla nuk do të kishte efekt në fitime, në rast se ajo do të transferohej në çmim (në këtë rast do ta paguante vetëm konsumatori), praktikisht në një ekonomi me konkurrencë të lartë, është e pamundur që kosto të transferohet te çmimet. Kontabilistët llogarisin që fitimet e bizneseve do të bien mesatarisht me 25-40%, ku më të goditurit do të jenë bizneset e shërbimeve, që nuk do të kenë se ku ta shkarkojnë TVSH-në.
Kontabilisti Armand Mala ka bërë për “Monitor” një analizë të thjeshtë të këtij efekti tek bizneset që preken nga ky ndryshim:
Në shqyrtim do të merret i njëjti biznes, një herë sipas skemës aktuale, pra pa TVSH dhe një herë me skemën e propozuar, futjen në TVSH.
Tabela më sipër është rasti tipik i një biznesi tregtie me një marzh bruto 34%( (4 mln-2.64 mln)/4mln)) e me një normë fitimi neto prej 15% (600,000/4,000,000).
Edhe pse me një qarkullim 4 mln lekë të reja, ky biznes përfundon në gjenerimin e një fitimi sa një pagë po themi mesatare mujore.
Le të supozojmë tani kur ky biznes të futet në skemën e TVSH. Normalisht, ajo çka na shkon e para në mendje është se ky do shtrenjtojë çmimet për të mos prekur fitimin e tij, pra do kemi këtë situatë:
E parë kështu, fitimi i këtij biznesi nuk u prek. Por bazuar në atë që ne na mëson ekonomia nuk është aspak kështu. Nëse do ishte kaq e thjeshtë shtrenjtimi i çmimeve me 20% ky biznes do ta kishte bërë me kohë për të rritur fitimet e veta, pra e ka të pamundur të rrisë çmimet duke ruajtur të njëjtin nivel xhiroje. Praktika na tregon që ky duhet të vazhdojë të shesë me të njëjtat çmime në mënyrë që të ruajë pozicionin e tij në treg. Megjithatë, më poshtë unë po supozoj që qarkullimi total i këtij biznesi, përfshirë TVSH-në, shkon nga 4,000,000 lekë në 4,300,000 lekë, megjithëse edhe për këtë +300,0000 kam rezervat e mia. Në këtë situatë, do kishim si më poshtë.
Nga tabela vëmë re që fitimi neto pësoi një rënie prej 23.6%, nga 50,000 lekë/muaj që ishte me skemën aktuale në 38194 lekë/muaj me skemën e propozuar.
Situata është edhe më e rëndë për bizneset e shërbimit (pavarësisht se shumica e tyre tashmë janë në skemën e TVSH-së, kujtojmë ligjin për profesionet e lira). Nëse do marrim për ilustrim një biznes shërbimi me xhiro të njëjtë do kishim si më poshtë:

Skema aktuale
Blerjet me TVSH janë supozuar zero, pasi në biznesin e shërbimeve ndryshe nga tregtia, nuk kemi blerje të inventarëve, normalisht ka disa blerje të ndryshme që i vijnë në ndihmë aktivitetit por nuk është se kanë ndonjë ndikim domethënës. Nga tabela më sipër vëmë re që ky biznes ka një fitim neto prej 25%, me një vlerë prej 83333 lekë/muaj.
Ndërsa me futjen në skemën e TVSH-së, duke ruajtur logjikën e shembullit të parë do të kishim:
Siç edhe vihet re nga tabela, fitimi pësoi një rënie prej 41.67%, nga 83333 lekë/muaj ra në 48611 lekë/muaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY