SKANDAL/ Shoku i Suel Çelës ruante qytetin me kamera – Si e...

SKANDAL/ Shoku i Suel Çelës ruante qytetin me kamera – Si e mbante policinë në vëzhgim

793
0
Shares

Për t’i shpëtuar arrestimit, Enea Bekteshi kishte instaluar në qytetin e Cërrikut katër kamera sigurie, të cilat monitoronin të gjitha lëvizjet e policisë dhe forcave speciale. 31-vjeçari dyshohet se drejtonte makinën e blinduar që goditi më 18 shtator makinën e policisë në Elbasan.
Sipas burimeve pranë uniformave blu, në gjendje pune kanë qenë katër kamera. E para ishte vendosur te rrethi i konviktit të qytezës, e dyta pranë Medreses, e treta te rrugica që të dërgon te banesa e kunatit të tij dhe e katërta ishte vendosur poshtë një pallati pesë katësh.
Serverat e këtyre kamerave u sekuestruan nga Policia e Elbasanit dhe u dërguan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, shkruan ABC News.
Në këtë mënyrë, ai ruante lëvizjet e policisë dhe ishte gjithmonë i gatshëm të lëvizte në rast se pikaste një tentativë për të mësyrë në banesën ku fshihej.
Sipas ABC News, hetimet kanë zbuluar se Bekteshi kishte lënë gjurmë gishtërinjsh te makina ‘Audi A8’ që goditi policinë. Pavarësisht këtyre provave, i prangosuri Bekteshi vijon të mos flasë gjate marrjes në pyetje. Ai ka kërkuar më shumë kohë dhe procesin e marrjes në pyetje kërkon ta zhvillojë në prani të avokatit.
Emri i Enea Bekteshit ka qenë më herët i skeduar për disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në qytetin e Elbasnit. Organi i akuzës së rrethit, kishte kërkuar që ai të mbahej nën mbikëqyrje nga forcat operacione speciale, pasi kishte dyshime se ishte përfshirë në atentatin me antitank ndaj banesës së familjes Çapja. Kjo ngjarje e pazakonte ndodhi në fillim të gushtit të këtij viti por fatmirësisht pa viktima. Sipas burimeve nga prokuroria, 31-vjeçari Enea Bekteshi dyshohet se ka qenë në drejtim të automjetit të vjedhur në Durrës, tip BMW X3, qe u dogj në periferi të qytetit të Elbasanit, pasi goditi me antitank ndërtesën e Çapjave. Për atë ngjarje u kërkuar që të mbaheshin nën përgjim edhe dy persona të tjerë, por deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY