EMRAT & FOTOT/ Vazhdojnë “dorëzimet e detyrës”, ikën i pesti anëtar i...

EMRAT & FOTOT/ Vazhdojnë “dorëzimet e detyrës”, ikën i pesti anëtar i Gjykatës së Lartë

358
0
Shares

Thellohet paraliza e punës në Gjykatën e Lartë. Një tjetër gjyqtar ka dorëzuar detyrën, për shkak të përfundimit të mandatit të tij kushtetues.
Me dorëzimin e detyrës, gjyqtari Andi Celiku i shtohet listës së katër kolegëve të tij, Guxim Zenelaj, Aleksandër Muskaj, Evelina Qirjak, dhe Arjana Fullani të cilët, për shkak të përfundimit të mandatit, dorëzuan më se dy muaj më parë detyrat e tyre.
Mësohet se lidhur me dorëzimin e detyrës nga këta gjyqtarë, nga ana e tij, Kryetari i Gjykatës se Lartë, prej kohësh ka paralajmëruar dhe njoftuar edhe Presidentin e Republikës.
Sipas ligjit, Gjykata e Lartë duhet të ketë 19 anëtarë, por aktualisht sot ka vetëm 9 anëtarë.
E mbetur me vetëm 9 gjyqtarë, Gjykata e Lartë duhet të përballojë një stok prej 20 mijë dosjesh që janë ende në radhë për tu shqyrtuar. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY