ALARMI/ Paratë e krimit në Shqipëri do të vrasin prokurorë dhe gjyqtarë

ALARMI/ Paratë e krimit në Shqipëri do të vrasin prokurorë dhe gjyqtarë

314
0
Shares
Foto Ilustruese - Atentati ndaj gjyqtarit Skerdilajd Konomi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha se nuk heq asnjë presje nga deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu, në lidhje me klanet kriminale, duke shtuar LSI-ja e ka artikuluar këtë shqetësim prej dy vitesh, por nuk është dëgjuar.
Kryemadhi e ftuar në “360Gradë” në OraNews tha se, s “Nuk mund të them se me deklarata mund të luftosh krimin. Ambasadori tha se paratë e krimit do të blejnë prokurorin dhe gjyqtarin, por unë them se edhe do ta vrasin prokurorin dhe gjyqtarin. Pse pak kanë vrarë? Pak janë vrarë njerëz? Nuk mund të marrim gjithë listën, por shumë njerëz janë vrarë dhe nuk gjendet arsye ose vrasësi. Unë shpresoj që Policia e Shtetit duhet të bëjë një ringritje, apo rilindje në qoftë se do të ketë dëshirën për ta bërë. Është skeptike si ide, por shpresa vdes e fundit. Duke pasur parasysh edhe ambasadorët kanë filluar të zgjohen, sepse krimi i organizuar shqiptar nuk diskuton më për të kontrolluar territoret e Shqipërisë, por diskuton për të kontrolluar territoret jashtë Shqipërisë gjë që i ka bërë edhe ndërkombëtarët të zgjohen. Deri dje kur LSI e artikulonte çështjen e krimit, ndërkombëtarët nënqeshnin”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY