Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Tritolet ndaj nënës në Tiranë, mesazhe për djalin trafikant në Londër

05/10/2017
VIDEO/ Tritolet ndaj nënës në Tiranë, mesazhe për djalin trafikant në Londër
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një grua 55 vjeç është bërë dy herë objekt sulmi me eksploziv. Dyshohet se atentatet mund të jenë mesazhe që i drejtohen djalit të saj 26-vjeçar, që ndodhet i arrestuar në Londër për trafik droge dhe pastrim parash. Hetuesit në Tiranë do të kërkojnë zyrtarisht ndihmën e kolegëve britanikë për lidhjen e ngjarjeve në kryeqytetin shqiptar me luftën mes dy grupeve kriminale, në kryeqytetin britanik. Bruneta Aliaj, 55 vjeç, është vënë sërish në shënjestër të sulmeve me eksploziv. Paraditen e së mërkurës, në hyrje të dyqanit të saj pranë Tregut Elektrik në kryeqytet është gjendur një kallëp tritoli me fitil përcjellës e bërë gati për shpërthim. Ky është rasti i dytë që 55-vjeçarja bëhet objekt sulmi me eksploziv. Hera e parë ndodhi mbrëmjen e 1 Majit kur automjeti i saj tip “Smart” shpërtheu pranë Prokurorisë së Përgjithshme ku dhe ka banesën. Megjithëse Bruneta Aliaj mohon se ka konflikte dhe kërcënime, e vërteta sipas hetuesve qëndron ndryshe. Një burim i sigurt i tha “Klan Plus” se në të dy rastet tritoli është një mesazh që i dërgohet djalit të 55-vjeçares. M.M.  prej vitesh emigrant në Britaninë e Madhe është një person i njohur për autoritet policore të Londrës. Sipas të dhënave nga Agjencitë ligjzbatuese në Britaninë e Madhe, 27-vjeçari është i dyshuar si i përfshirë në trafikun e drogave të forta. 6 Muaj para atentatit të parë që shpërtheu në makinën e nënës së tij, M.M. u arrestua në Londër në një operacion ndërkombëtar me përfshirjen edhe të FBI-së, për pastrim parash sëbashku me një shtetas spanjoll dhe një çift kinez me shtetësi gjermane dhe franceze. 4 personave iu kapën rreth 800 mijë paund në dhomën e një hoteli. 40 Ditë pas atentatit, djali i Bruneta Aliajt u dënua me 20 muaj burgim për veprën penale të pastrimit të parave dhe përfshirja në grup kriminal. Hetuesit  do të kërkojnë ndihmën e autoriteteve homologe të Londrës për zbardhjen e detajeve të tjera që lidhin veprimtarinë kriminale të 27-vjeçarit, kërcënimet ndaj tij dhe lidhjet me dy rastet e vendosjes së tritolit ndaj nënës së tij  në Tiranë./klanplus/

https://youtu.be/eANanFU6OIQ

 

Tags: AtentateLondertiranetritol

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.