SKANDAL & DOKUMENT/ Durrës, Haki Çako “armatosi” anëtarin e bandës së Lul...

SKANDAL & DOKUMENT/ Durrës, Haki Çako “armatosi” anëtarin e bandës së Lul Berishës

651
1
Shares

Pa kaluar 48 orë nga operacioni i Policisë “Vjeshtë 2017” në Durrës, ku u prangosën dy persona të rrezikshëm Marjel Fierza dhe Genti Nderjaku, DRONI.al siguron një dokument që zhvlerëson këtë aksion.
Njëri prej personave të dyshuar si shok I anëtarit të bandës së Lul Berishës, e ka pasur armën me leje vetëm 6 muaj para se të arrestohej.
Siç mund të dallohet nga kjo faksimile, Policia i ka dhënë leje për të mbajtur armë Genti Nderjakut në datën 28 prill 2017. Leja për pajisjen me armë të një personi i cili cilësohet i rrezikshëm nga Policia, është firmosur nga Drejtori i Policisë Haki Çako dhe është propozuar nga vet Policia e Durrësit. Leja, tregon se si një person I dyshuar pjesë e një bande, pajiset me armë nga vet strukturat e shtetit.
Genti Nderjaku është pajisur me një pistoletë dhe 50 fishekë, por që ishte i detyruar ti mbante në banesë ose tek bizneset e tij. Por i dyshuari si afërm i bandës së Lul Berishës e mbante me vete këtë pistoletë.
Pavarësisht se Policia zhvilloi një operacion për arrestimin e Marjel Fierzës dhe Genti Nderjakut, ky i fundit pritet të lihet ilirë nga Gjykata e Durrësit për shkak se armën e ka me leje.
Tre ditë më parë Policia e Durrësit gjeti dy armë në makinën tip Porche, por pikërisht njëra nga këto pistoleta është me leje. Marjel Fierza dhe Genti Nderjaku pritet të dalin para Gjykatës së Durrësit ditën e premte për tu njohur me masën e sigurisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY