KQZ/ Klement Zguri i PR-së, “vulos” gjobën 120-milionëshe ndaj PD-së

KQZ/ Klement Zguri i PR-së, “vulos” gjobën 120-milionëshe ndaj PD-së

104
0
Shares

Partia Demokratike u gjobit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për mosrespektimin e ligjit për barazinë gjinore në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 qershorit.
Penalizimi ndaj Partisë Demokratike u vendos në masën 12 milionë lekë (të reja) dhe u miratua me 3 vota të anëtarëve të majtë, dhe në votë të kryetarit të KQZ-së Klement Zguri i PR-së. Kundër gjobës ndaj PD-së votoi Vera Shtjefni dhe Gëzim Veleshnja i LSI-së.
Dy mbledhjet e fundit kur u mor në shqyrtim kjo çështje u shtynë për shkak të bojkotit që bënë dy anëtarët e djathtë në komision.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u kërkoi partive politike të dorëzojnë deklaratat financiare të fushatës. Deri më tani, sipas KQZ-së, në shkelje të afatit kanë raportuar sesi i kanë shpenzuar paratë që u janë dhënë për fushatë vetëm 8 parti nga 18 që u regjistruan në zgjedhje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY