KQZ gjobit me 120 milion lekë PD

KQZ gjobit me 120 milion lekë PD

104
0
Shares

Partia Demokratike mori kohë më shumë se socialistët për të bërë listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 Qershorit pas marrëveshjes së Lulzim Bashës dhe Edi Ramës në 18 Maj.
Por edhe kjo kohë që mori, nuk i shërbeu PD-së që të hartonte një listë duke pasur parasysh përbërjen gjinore, e cila është një nga pikat e Kodit Zgjedhor për të cilën KQZ-ja mund të të gjobisë.
Dhe pas dorëzimit të listave, ra në sy fakti që PD-ja nuk e ka zbatuar kriterin gjinor, pra që 1 në çdo tre emra të jetë e gjinisë tjetër.
Mësohet se pas konstatimit të këtij fakti KQZ-ja ka përgatitur një projektvendim sipas të cilit PD-ja do të gjobitet me një gjobë të majme, plot 12 milionë lekë të reja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY