DETAJE/ Ngjarja e Elbasanit, ja çfarë e tradhtoi të arrestuarin Enea Bekteshi

DETAJE/ Ngjarja e Elbasanit, ja çfarë e tradhtoi të arrestuarin Enea Bekteshi

278
0
Shares

Gjurmët e gishtave të lëna në makinën Audi të blinduar dhe gjurmimi i telefonit celular bindën hetuesit se autori i goditjes së makinës së zv/drejtorit të Policisë së Elbasanit Gjergj Oshafi, më 18 shtator në hyrje të tregut Agro-Ushqimor, është i riu Enea Bekteshi.
TV Klan ka mësuar se pasi autori nuk u identifikua nga dëshmitarët dhe kamerat e sigurisë, grupi hetimor kërkoi analizë të detajuar të gjurmëve makinës së blinduar. Ato çuan te 31-vjeçari i skeduar gjë që u konfirmua edhe nga analiza e lëvizjes së qelizave të celularit të tij në zonë në momentin e ngjarjes.
Menjëherë pas ndalimit në shtëpinë e kunatit të tij në Cërrik, Bekteshi u shoqërua në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit. Mësohet se ai ka refuzuar të japë deklarime duke këmbëngulur për t’u shprehur në prani të avokatit, kur të pyetej nga Prokuroria. Por edhe në seancën e pyetjeve të së enjtes ai nuk ka dhënë detaje duke kërkuar të mbrohet në një moment të dytë.
Çështja e tij është marrë në dorëzim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Këtë të enjte, Gjykata e Krimeve të Rënda, la në fuqi masën e arrestit me burg për Ledio Zabelin dhe rojën e tregut Valmir Dedja dhe arrest shtëpie për Kelmend Xhaferrin. Të tre ata u arrestuan nga policia me 19 Shtator, një ditë pas incidentit. Policia po kërkon edhe persona të tjerë që sipas saj janë të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY