Berat, gjimnazisti shantazh vajzës me foto e video intime, ajo i jep...

Berat, gjimnazisti shantazh vajzës me foto e video intime, ajo i jep euro e bizhuteri floriri

193
0
Shares

Një i ri, adoleshent është në hetim tashmë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për shkak se akuzohet nga një vajzë të cilës përmes shantazhit se do t’i publikonte foto dhe video intime, i ka marrë lekë dhe bizhuteri floriri.
Seksioni kundër krimeve ndaj personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, ka referuar materialet hetimore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për të riun A. B., 17 vjeç.
Sipas njoftimit të Policisë, ky dyshohet se nëpërmjet kanosjes për publikimin e disa fotove dhe videove intime, i ka marrë në periudha të ndryshme 200 euro, 2 zinxhirë, 1 palë vëthë dhe 1 unazë floriri, vajzës me inicialet D. K., vjeç 16.
Ai po hetohet në bazë të nenit 109/b i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY