Është 59 vjeç dhe Dashamir Shehi të paktën dhe për një dekadë thotë se do të jetë aktiv në skenën politike.
Në emisionin “Ditë e Re”, Shehi tha se mosha është një handikap i shoqërisë shqiptare, pasi në botë njerëzit e rëndësishëm rreth kësaj moshe vijnë.
“Nuk më ka ardhur dita e kujtimeve, tha Shehi. Do të presin dhe një dekadë se 59 vjeç jam. Politika nuk është basketboll, atletikë, politika është dhe eksperiencë. Në botë njerëzit e rëndësishëm rreth kësaj moshe vijnë. Se duhet eksperiencë, nuk duhet vetëm energji.
Shqipëria ka nevojë për të gjitha. Ai në Amerikë voton Trump që është 70 vjeç, rri gjithë ditën me gra të bukura. Bota shqiptare ka zgjedhur Edi Ramën, i ka pëlqyer. Për mua është më e keqja që kanë bërë, do t’i shohin qederin por e kanë zgjedhur vetë, le të pësojnë vetë. Kjo është formula e demokracisë, nuk duhet të ankohemi fare. Nuk më vjen mirë kur vidhen votat, kur kriminelët komandojnë nëpër Shqipëri. Në këto zgjedhje janë vjedhur sa të duash. Por nuk kemi të drejtë të ankohemi se kishim komisionerët dhe nuk janë vjedhur për të justifikuar humbjen që kemi pas. Humbja është përtej vjedhjes dhe kjo ka shkaqe të tjera politike”. Panorama
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/