Atentati në Vlorë, gjykata lë në burg të plagosurin Ferdinand Llanaj

Atentati në Vlorë, gjykata lë në burg të plagosurin Ferdinand Llanaj

247
0
Shares

“Arrest me burg për armëmbajtje pa leje”.
Kjo është kjo masa e ndërmarrë ndaj Ferdinand Llanaj, ndaj të cilit pak ditë më parë u krye një atentat në qytetin e Vlorës.
Në automjetin tij tip Mercedez Benz ditën e atentatit u gjet një armë e llojit pistoletë.
Masa e sigurisë ndaj tij është marrë ditën e djeshme në ambientet e spitalit ku Llanaj është duke u kuruar.
Ferdinand Llanaj u plagos pak ditë më parë në rrugën Transballkanike teksa ishte duke udhëtuar me makinë.
Rreth 20 plumba automatiku u lëshuan ndaj tij ndërsa mbetën të plagosur 50-vjeçari Dritan Bega dhe djali 8-vjeçar i Llanaja.
Një nga pistat kryesore lidhur me këtë atentat lidhet me ‘masakrën e Çoles’, pasi Ferdinand Llanaj është vëllai i Aleksandër Llanajt i dënuar me 35 vite burg për masakrën në Lagjen “Çole”, ku humbën jetën 3 persona në ambientet e një lokali pasi u qëlluan me breshëri automatiku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY