Është emëruar një tjetër drejtori i ri në tepsinë e PS-së. Autoritet Kombëtar Ushqimor (AKU) tashmë do të ketë një socialist në krye të tij, në vend të një PDIU-së, Dritan Sejko i shkarkuar, që e drejtonte këtë institucion.
Mësohet se ky institucion do të drejtohet nga Agim Ismaili.
Agim Ismaili ka mbajtur më parë detyrën e nëndrejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme te Parandalimit te Pastrimit të Parave në varësi te Ministrit te Financave dhe Ekonomisë. Ismaili është i diplomuar ne shkenca juridike dhe curricula tij shënon dhe arsimim te larte Specialist i Larte Policie dhe Inxhinieri Elektrike.
Tashmë Ismailit i besohet detyra e rëndësishme e drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në varësi të ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/