Horoskopi, 5 Tetor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 5 Tetor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

395
0
Shares

Dashi
Ditë e qetë dhe e zakonshme kjo për ata që janë në një lidhje. Merrini gjërat ashtu si t’ju vijnë pa menduar aspak për të nesërmen. Beqarët do i japin më tepër rëndësi pamjes së tyre të jashtme dhe në këtë mënyrë do jenë më interesante në sytë e të tjerëve. Propozimet nuk do mungojnë. Në planin financiar nuk do keni probleme, përkundrazi gjendja do jetë më e mirë.

Demi
Mjedisi yjor do ju ndihmojë të afroheni më tepër me partnerin/en tuaj dhe të kaloni momente të këndshme së bashku. Do i harroni problemet e të shkuarës dhe do shihni me optimizëm drejt së ardhmes. Beqarët do jenë sensualë dhe joshës. Financat do jenë më të mira se një ditë më parë.

Binjakët
Konfigurimi i yjeve do jetë pozitiv për të dashuruarit sot. Do dilni më shumë me partnerin/en dhe do provoni disa eksperienca të reja. Beqarët duhet të ruajnë kthjelltësinë gjithë kohës dhe të mos ju besojnë të gjithë atyre që do mundohen t’i joshin. Do e lëndojnë së tepërmi veten e tyre. Në planin financiar mos u dekurajoni nga problemet.

Gaforrja
Nëse doni që jeta juaj në çift të shkojë më së miri gjatë kësaj dite, mundohuni të tregoheni sa më realistë dhe të mos ëndërroni gjëra të pamundura. Beqarët duhet ende të presin edhe disa kohë për të gjetur personin e tyre të ëndrrave. Me financat duhet të merreni pak më tepër. Nëse ulni shpenzimet, çdo gjë do shkojë për mrekulli.

Luani
Do debatoni ashpër me partnerin/en tuaj gjatë kësaj dite dhe kjo do ju bëjë të mendoni t’i jepni fund gjithçkaje që keni ndërtuar. Kujdes mos merrni vendime të nxituara kur nuk jeni të kthjellët. Beqarët nuk do kenë takime interesante sot, megjithatë falë miqve dita nuk do jetë e mërzitshme. Në planin financiar do ketë disa probleme te vogla.

Virgjëresha
Nuk do keni për çfarë të qaheni sot në jetën tuaj në çift sepse partneri/ja do mundohet në çdo moment t’ua bëjë qejfin. Beqarët do jenë po ashtu të privilegjuar. Për shkak të personave të shumtë që do iu vijnë rreth e rrotull do kenë mundësi të bëjnë edhe zgjedhjen e duhur. Financat nuk do jenë problematike.

Peshorja
Nuk do lodheni aspak duke dëgjuar problemet e partnerit/es tuaj sot dhe në çdo moment do i jepni mbështetjen tuaj. Ai do ju vlerësojë mjaft për këtë. Beqarët nga ana tjetër do kenë takime pa fund, por nuk do arrijnë të fiksohen. Kujdes sepse koha ikën dhe mundësi të tilla rrallë herë vijnë. Në planin financiar do përballeni me një situatë shumë delikate.

Akrepi
Ditë shumë e qëndrueshme dhe aspak problematike kjo për të dashuruarit. Nëse vazhdoni në këtë rrugë edhe për disa kohë do e çoni më tej lidhjen tuaj. Beqarët me shumë gjasë do fillojnë një histori dashurie pasiononte dhe të magjishme. Edhe në planin financiar fati do jetë me ju. Buxheti do jetë i mirë.

Shigjetari
Nëse marrëdhënia me partnerin/en nuk po shkon ashtu si duhet kohët e fundit, gjeni kurajën dhe flisni hapur me të. Më mirë t’i vendosni që tani pikat mbi “i” sepse më vonë do lëndoheni më shumë. Beqarët do jenë mjaft tërheqës dhe do kenë më tepër mundësi për të bërë për vete persona interesantë. Financat do i menaxhoni me kujdes dhe maturi.

Bricjapi
Edhe pse nuk do keni shumë kohë të lirë sot, do e gjeni mundësinë për të qëndruar paksa me atë që dashuroni. Marrëdhënia me të do jetë më e ngrohtë se disa ditë më parë. Beqarët ka shumë mundësi të kenë një takim interesant me një person të shenjës së demit. Në planin financiar nuk është momenti për të rrezikuar shumë.

Ujori
Saturni do e përmirësojë ndjeshëm sot jetën në çift. Do jeni më shumë nga vetvetja që marrëdhënia mes jush të jetë e mirë dhe me mirëkuptim do zgjidhni çdo mosmarrëveshje. Për beqarët, vetmia do jetë më e padurueshme se kurrë. Kujdes mos bëni ndonjë çmenduri. Dielli do iu bëjë më të kthjellët në planin financiar dhe do e dini mirë çfarë hapash të hidhni.

Peshqit
Ditë mjaft e qëndrueshme kjo e sotmja për gjithë të dashuruarit. Nuk do hidhni asnjë hap pa marrë mendimin e partnerit/es dhe bashkëpunimi do përforcohet. Beqarët do jenë me fat në sektorin e dashurisë. Për financat mos u shqetësoni aspak, situata jo vetëm që nuk do jetë problematike, por priten edhe përmirësime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY