EMRI/ Fier, plagos bashkëfshatarin me armë zjarri, prangoset autori

EMRI/ Fier, plagos bashkëfshatarin me armë zjarri, prangoset autori

97
0
Shares

Një person është arrestuar nga policia në Fier pasi ka plagosur me armë zjarri për motive të dobëta Sh. K., 45 vjeç, banues në Fier. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30, në fshatin Drizë, pas një debati për motive të dobëta, teksa autori i dyshuar Harun Hoxha është arrestuar.
Sh. K., ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar Harun Hoxha pasi ka qëlluar shtetasin Sh. K., është larguar nga vendngjarja.
Menjëherë është organizuar puna dhe falë veprimeve të shpejta hetimore, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY