EMRAT & FOTO/ Dekriminalizimi, PD kërkon verifikimin për dy deputetë të mazhorancës

EMRAT & FOTO/ Dekriminalizimi, PD kërkon verifikimin për dy deputetë të mazhorancës

102
0
Shares

Partia Demokratike ka kërkuar sot, në kuadrin e ligjit të dekriminalizimit, verifikimin e të kaluarës së dy deputetëve të Kuvendit: së pari, të deputetit të PDIU-së, Aqif Rakipi dhe së dyti, të deputetit të PS në Kurbin, Gjetan Gjetani. Kërkesën ia ka drejtuar zyrtarisht dy institucioneve, Prokurorisë dhe KQZ-së.
Argumentet e përdorur janë po njësoj në rastin e Gjetanit, ashtu si për Aqif Rakipin, deputetin e PDIU-së.
“… kërkojmë nga ana juaj, verifikimin e plotë të të dhënave të deklaruara në Formularin e Vetëdeklarimit nga subjekti Gjetan Kol Gjetani (Aqif Kahreman Rakipi), me detyrë deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Nga të dhëna të bëra me dije në rrugë informale, ekziston dyshimi i arsyeshëm se subjekti Gjetan Gjetani (Aqif Rakipi) ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik për shkak të rekordeve kriminale në shtetin italian”.
Me ligjin e Dekriminalizimit, PD arriti të largonte nga postet disa funksionarë të lartë të PS-së nga mandati i parë i qeverisë “Rama”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY