Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Basha: PD ka një plan konkret për largimin e kartelit politiko-kriminal më në krye Edi Ramën

02/10/2017
VIDEO/ Basha: PD ka një plan konkret për largimin e kartelit politiko-kriminal më në krye Edi Ramën
Share on FacebookShare on Whatsapp

PD ka mbledhur sot grupin parlamentar.
Në përfundim të mbledhjes, kreu i PD Lulzim Basha, zbardhi çfarë u diskutua në këtë mbledhje.
Ai bëri të ditur se vend ndodhet në buzë të greminës për sa i përket shtetit ligjor
Sipas tij PD ka një plan konkret për largimin e kartelit politiko-kriminal më në krye Edi Ramën.

Prononcimi i plotë për mediat i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas mbledhjes së Grupit

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1649243888460119/

Në qendër të vëmendjes ka qenë raporti i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet, çështja e ngritjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe konfirmimi i të vërtetës së njohur botërisht nga shqiptarët se sot Shqipëria nuk qeveriset por sundohet nga bandat dhe nga klanet mafioze.
Raporti i OSBE/ODIHR-it e thotë qartë.
Fakti i parë është se vota në 25 Qershor u ble, u dhunua, u tjetërsua.
Fakti i dytë është se vota u ble, u dhunua dhe u tjetërsua nga Edi Rama dhe nga Partia Socialiste.
Fakti i tretë është se blerja, dhunimi dhe tjetërsimi i votës nga Edi Rama dhe nga Partia Socialiste u bë përmes parave të pista të krimit të organizuar dhe ndihmës së bandave kriminale dhe klaneve kriminale të krimit të organizuar anembanë Shqipërisë.
Qytetarët e kanë fare të qartë se kur një qeveri del nga shit-blerja e votës, kur një qeveri vjen në pushtet me votat e blera, edhe vetë qeveria është e blerë. Se kur përdoren kriminelët për të blerë, për të shantazhuar, për të dhunuar, për të mbledhur votat e qytetarëve, qeveria do ti përkasë kriminelëve dhe jo qytetarëve.
Vendi është në prag të një gremine, është një katastrofë totale për sa i përket shtetit ligjor dhe demokracisë dhe është në prag të një gremine të paimagjinueshme në këto 27 vite. Kjo është një kambanë alarmi për çdo shqiptar të ndershëm.
Ndaj Partia Demokratike po përgatit një plan politik dhe ligjor për të nisur së bashku me të gjithë shqiptarët e ndershëm, pa dallime politike, një luftë e cila mund dhe duhet të ketë vetëm një përfundim: Mposhtjen e krimit të organizuar. Dhe për këtë duhet patjetër të mposhten mjeshtërisht dhe ustallarët e tyre politikë.
T’i kërkosh Edi Ramës të luftojë krimin e organizuar, do të thotë t’i kërkosh të luftojë vetveten. Mendoj se kjo është e tepërt. Ndaj detyra jonë është të bëhemi së bashku në një front të gjerë opozitar dhe në një aleancë të vlerave me të gjithë qytetarët shqiptarë, e ardhmja e të cilëve, e ardhmja e fëmijëve të të cilëve cenohet rëndë nga krimi i organizuar me pushtet. Dhe t’i japim vendit zgjidhjen e vetme të kësaj gjendje, që është largimi i kartelit politiko-kriminal më në krye kryeministrin e votave të blera, të maxhorancës fiktive dhe të parlamentit ilegjitim.
Ju faleminderit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

18/03/2026
Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

18/03/2026
Meta emëron 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, KLGJ mban në sirtar edhe një tjetër kandidat Darjel Sinën

Meta reagon pas vendimit të GJKKO: Hetim me regji, gjykim me risi

18/03/2026
Pas tërmetit ndryshon dhe projektbuxheti i vitit 2020, përfshihet dhe fondi i rindërtimit në buxhet

SPAK mbyll hetimet ndaj Arben Ahmetaj, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri

18/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

18/03/2026
Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

18/03/2026
Meta emëron 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, KLGJ mban në sirtar edhe një tjetër kandidat Darjel Sinën

Meta reagon pas vendimit të GJKKO: Hetim me regji, gjykim me risi

18/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.