Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ Radarët e Forcave Detare janë në shërbim të trafikantëve

01/10/2017
SKANDAL/ Ankohet Haki Çako: Po dështojmë në operacionet anti-kanabis, sistemi i radarëve në det nuk funksionon
Share on FacebookShare on Whatsapp

Radarët e Forcave Detare janë vënë në shërbim të trafikantëve të drogës.
Denoncimin e bën nënkryetari i LSI-së Luan Rama, i cili bën publike edhe disa fakte.
Luan Rama e ka cilësuar skandal të radhës këtë çështje, pasi kompania private kontrollon me kamera aktivitetin e personelit ushtarak.
“Nuk është rastësi që pikërisht prej vitit 2015 e deri sot, që në fakt është edhe periudha kur e gjithë Shqipëria u mbush me drogë prej kultivimit të stimuluar e të kontrolluar nga trafikantët e Rilindjes, janë lënë jashtë shërbimit edhe radarët e Sistemit të Integruar të Hapësirës Detare! Trafikantët e tonelatave të drogës që vërshuan drejt Italisë, duhej ta kishin rrugën të lirë!”, shkruan Luan Rama.

Reagimi i plotë i Luan Ramës

Radarët e Forcave Detare në shërbim të trafikantëve të drogës!

Skandali i radhës:
Kompania private kontrollon me kamera aktivitetin e personelit ushtarak!
Nuk është rastësi që pikërisht prej vitit 2015 e deri sot, që në fakt është edhe periudha kur e gjithë Shqipëria u mbush me drogë prej kultivimit të stimuluar e të kontrolluar nga trafikantët e Rilindjes, janë lënë jashtë shërbimit edhe radarët e Sistemit të Integruar të Hapësirës Detare!
Trafikantët e tonelatave të drogës që vërshuan drejt Italisë, duhej ta kishin rrugën të lirë!
Duke parë e analizuar të gjitha faktet e dokumentet që disponoj, por edhe nga bisedat me shumë ushtarakë e specialistë të fushës, një gjë mund ta them me bindje: mosveprimi i strukturave përgjegjëse në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe në mënyrë të veçantë në Komandën e Forcave Detare, e ka vënë Sistemin e Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare të Republikës së Shqipërisë, në shërbim të trafikantëve të drogës!
Ka me dhjetëra relacione e akte kontrolli ku provohet se shqetësimi për mosfunksionimin e radarëve është bërë prezent, mirëpo në vend që të ndërhyhej menjëherë për vënien e radarëve në punë, janë larguar nga postet e punës ushtarakët e specialistët që kanë ngritur shqetësimin për mosfunksionimin e Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare!
Në këtë mënyrë jo vetëm që janë krijuar kushte të favorshme për trafikimin e drogës kryesisht drejt Italisë, por janë cenuar rëndë standardet e Sigurisë Kombëtare!
Dhe si vend anëtarë i NATO-s, Shqipëria ka cenuar në këtë mënyrë edhe vetë standardet e sigurisë së Aleancës!
Edhe një fakt tjetër; skandaloz dhe i paprecedentë!
Nga data 20 deri më 22 janar 2016 është ushtruar kontroll për të evidentuar gjendjen e shërbimeve dhe riparimeve në SIVHD të kryera nga shoqëria e kontraktuar për këtë qëllim, nga i cili rezultoi se nga shoqëria ( Nuk po e shënoj emrin e shoqërisë. Shënimi im.) nga data 1 deri më 22 janar 2016 nuk ishin kryer kontrolle dhe as shërbime sipas kontratës në SITE-et e PRT-11 Ksamil, PRT-VQ Sarandë, PRT-13 Portopalermo, QO Pashaliman dhe PRT-19 Gur, Lushnje.
Për defektet e mangësitë e konstatuara, do të kem rast të shkruaj një ditë tjetër. Por sot po veçoj një konstatim të komisionit, që në vlerësimin tim përbën një skandal më vete!
Po citoj nga akt-kontrolli:
“… specialistët e shoqërisë kanë instaluar në çdo SITE të SIVHD-së kamera vëzhgimi për ruajtjen e shelterave dhe pajisjeve të SIVHD-së, gjë e cila nuk është parashikuar në kontratën e shërbimit. Kërkojmë nga firma që serveri i këtyre kamerave të instalohet në QVD Plepa Durrës dhe të monitorohet nga QO Durrës. (Që do të thotë se firma kontrollon aktivitetin e personelit ushtarak nëpër PRT)”.
I gjithë shteti e shumë e shumë funksionarë mediokër të qeverisë u mallëngjyen e u përlotën nga shfaqja melodramatike në të ashtuquajturin “Parlament Rural” (një emërtesë fyese e poshtëruese!), por askush nuk reagon përballë skandaleve të tilla si mosfunksionimi i radarëve, lënë enkas jashtë funksionit operacional për të lehtësuar “punën” e trafikantëve të drogës, duke cenuar rëndë Sigurinë Kombëtare!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

18/03/2026
Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

18/03/2026
Meta emëron 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, KLGJ mban në sirtar edhe një tjetër kandidat Darjel Sinën

Meta reagon pas vendimit të GJKKO: Hetim me regji, gjykim me risi

18/03/2026
Pas tërmetit ndryshon dhe projektbuxheti i vitit 2020, përfshihet dhe fondi i rindërtimit në buxhet

SPAK mbyll hetimet ndaj Arben Ahmetaj, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri

18/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

18/03/2026
Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

18/03/2026
Meta emëron 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, KLGJ mban në sirtar edhe një tjetër kandidat Darjel Sinën

Meta reagon pas vendimit të GJKKO: Hetim me regji, gjykim me risi

18/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.