Barush Ahmeti ka qenë i hipnotizuar totalisht nga bisedat që bënte me vajzën me emrin “Elona Gjoka”, të cilët i ka blerë në total 58 dhurata me vlerë të konsiderueshme, që përllogaritet deri në 60 milion lekë të vjetra.
Nga kjo histori mashtrimi, Ahmeti ka mundur të marrë mbrapsht vetëm 10 milion lekë (të vjetra), por kur ka kërkuar 5 mijë euro, ai është kërcënuar me vrasje.
Sot gazeta “Shqiptarja.com”, zbardh të plotë listën me 58 sendet me vlerë dhe dhuratat e ndryshme, që 30-vjeçari kishte blerë dhe më pas ja dorëzonte të dashurës së tij imagjinare, që bisedonte në “Facebook”.
Kjo histori dashurie virtuale ka lënë me pasoja depresioni 30-vjeçarin Barush Ahmetaj. Pas publikimit të historisë së mashtrimit me anë të fotove false në “Facebook” të vajzës që i mori sende me vlerë 6 milionë lekë të reja, mësohet se 30-vjeçari që shpresonte të fejohej me Enertila Beqja, ka pësuar tronditje të thellë mendore. Babai i 30-vjeçarit, Ismet Ahmetaj thotë se djali i tij është në një gjendje të rënduar psikologjike pas zbulimit të së vërtetës dhe publikimit të historisë.
“…Djali po kalon një situatë të rëndë psikologjike… Ju lutem na lini të qetë pasi nëse i ndodh gjë djalit, do akuzoj juve të medias”-u shpreh ai. Ndërsa kushëriri i Bajrush Ahmetajt shprehet se përveç se ra viktimë e asaj, ai po kalon një gjendje të vështirë pas përhapjes së historisë nga media.
Banesa tre katëshe
Barush Ahmetaj me origjinë nga Hasi jeton në një banesë tre katëshe në fshatin Perlat të Sukthit, ndërsa punon në postë. Ai u bë i njohur, pasi shpenzoi rreth 6 milionë lekë të reja, për ti bërë qefin “nuses” së tij të ardhshme, por që në fund ka mbetur tërësisht i zhgënjyer dhe tashmë është zhytur në depression.
Bajrush Ahmetaj i ka plotësuar të gjitha dëshirat gruas virtuale, duke i blerë dyshek të një firme të mirë, tre qen, papagallë, pistë vrapimi, të gjitha mobiljet e shtëpisë, telefona dhe shumë materiale të tjera, deri tek unaza dhe orë flori, me vlerë 2 milionë lekë.
I mobiloi e shtëpinë bleu unaza 2 milionë lekë
Në muajin mars të vitit 2015, e ka marrë në telefon një numër privat ku i ka dalë një zë femre që i ka thënë se “…të njoh ty, që punon ke posta e Manzës…”.
Pas dy ditësh i kishte bërë ftesë një adresë në facebook-un e tij me emrin Elona Gjoka. Ai e ka pranuar këtë adresë dhe ka vazhduar të komunikonte me të, ku ajo i ka thënë se ishte nga Manza dhe që jetonte në Itali me familjen e saj, por kishte ardhur me pushime në Manzë.
Ajo e ka marrë në telefon me numrin 0665528XXX dhe 0688434XXX.
Nga muaji shtator i vitit 2015, ajo i ka kërkuar një ndihmë që t’i blinte një palë divanë familjes së Myrteza Beqjas nga Manza dhe kallëzuesi i ka blerë në shumën 55.000 lekë dhe ia ka dërguar familjes së Myrteza Beqjas.
Në muajin nëntor të vitit 2015, ajo i ka kërkuar që t’i blinte tri dyer druri për familjen e Myrteza Beqjas dhe ai ka shkuar dhe i ka blerë te në shumën 34.000 lekë dhe i ka dërguar në shtëpi.
Pas disa kohësh ajo i ka thënë për disa bizhuteri floriri për t’ia blerë me pretendimin se do të bënin fejesën rreth Vitit të Ri 2016 dhe ai i ka blerë dy unaza floriri në shumën rreth 30.000 lekë të reja dhe orë, varëse, vëthë floriri në shumën rreth 80.000 lekë të reja,të cilat i ka dërguar te shtëpia e Myrteza Beqjas.
Gjatë komunikimeve nga muaji mars i vitit 2016, ajo i ka kërkuar që t’i blinte unaza floriri për familjen e tyre, Myrteza, Emine dhe Enertila Beqja. Ai ka shkuar në Durrës, pranë argjendari “Kapedani”, ku ka blerë dy unaza floriri, dy varëse dhe një orë në shumën rreth 200.000 lekë dhe ia ka dërguar te shtëpia e Myrteza Beqjas.
Po gjatë kësaj periudhe, ajo i ka kërkuar që të blinte dhe gjëra të tjera si pllaka shtrimi, minibar, kundërbufe, perde, dhomë gjumi, tapete, tavolinë kuzhine së bashku me gjashtë karrige, dy krevate druri të vegjël, dyshekë televizor i markës “Sony” dhe dy të markës “LG”, aparat digitalb “HD”, lavatriçe, frigorifer, një pistë vrapimi, 36 m2 parket laminat për shtresë dhe t’ia kompletonte të gjithë shtëpinë. Ai ka rënë dakord të shkonte në dyqane dhe në bazë të fotografive që ky ia ka dërguar në facebook, ato që i kanë pëlqyer i ka blerë dhe ia ka dërguar. Të gjithë artikujt kanë qenë në vlerën rreth 400.000 lekë të reja.
I ble dhe tre qen Kanarina e pagajë
Po kështu ka blerë dhe ka dërguar te banesa e Myrteza Beqjas edhe tre qen, disa zogj Kanarina dhe Papagaj, së bashku me kafazet, si dhe dy qengja, një këndore me kolltukë, një kolltuk tek, një tavolinë së bashku me karrige plastike që rrinë jashtë në verandë.
Marrja e shumës prej 10 mijë euro
Gjatë vitit 2016 shtetasja e paraqitur me emrin Elona i ka kërkuar shuma të ndryshme nga 200 deri në 1.000 euro, të cilat kallëzuesi Bajrush Ahmati ia ka dërguar te shtëpia e Myrteza Beqjas, shuma të cilat shkojnë rreth 10.000 euro.
Më pas i ka kërkuar që t’i blinte sende shtëpiake të ndryshme si sobë drush, tuba shkarkimi, katër topa katroma për izolimin e shtëpisë, 30 metra linearë tub për kanalet e ujërave të zeza etj., të cilat ky i ka blerë dhe vlera e tyre ishte rreth 80.000 lekë dhe ia ka dërguar në shtëpinë e Myrteza Beqjas.
Dy milionë lekë për djalin e sëmurë
Më pas shtetasja e prezantuar me emrin Elona i ka kërkuar ndihmë për djalin e sëmurë të vëllait dhe kallëzuesi i ka dërguar rreth 200.000 lekë. Elona i ka kërkuar që t’i blinte dy aparate telefoni Samsung dhe dy aparate telefoni “Iphon-6” dhe “Iphon-7+”, si dhuratë për fejesë. Ky i ka blerë telefonat me një vlerë që shkonte rreth 360.000 lekë.
Elona i ka kërkuar disa pajisje shtëpiake si enë kuzhine, lavastovilje, frigorifer, televizor si dhe disa pajisje për kozmetikë, ku vlera e tyre arrinte rreth 500.000 lekë dhe të gjitha këto i ka dërguar te shtëpia e Myrteza Beqjas.
Dhënia e 6 mijë eurove
Në muajin korrik të vitit 2017, me të dëmtuarin Bajrush ka komunikuar një bashkëpunëtor i shtetases së prezantuar me emrin Elona (që prezantohej si i ati), i cili i ka kërkuar një shumë prej 5.000 eurosh dhe ky ia ka dërguar te shtëpia e Myrteza Beqjas dhe pas disa ditësh ai i ka kërkuar edhe 1.000 euro të tjera, të cilat ia ka dërguar po te kjo shtëpi.
Gjatë korrikut të vitit 2017, ata i kanë kërkuar që të blinte një qen, një “Iphon 7+”, disa kanarina, si dhe ushqim për to, një palë divane të tjera si dhe një motor për Myrteza Beqjan, për të cilin i ka dërguar edhe kopjen e kartës së identitetit. Të gjitha këto i ka blerë në shumën rreth 300.000 lekë të reja dhe ia ka dërguar te shtëpia e Myrteza Beqjas.
Lista e dhuratave të bëra
Divanë 55.000 lekë të reja
Tri dyer druri 34.000 lekë të reja
Dy unaza floriri 30.000 lekë të reja
Orë Floriri
Varëse floriri
Vëthë floriri 80.000 lekë të reja
Dy unaza floriri për prindërit
Dy varëse për prindërit
Një orë në shumën rreth 200.000 lekë
Pllaka shtrimi
Minibar
Kundërbufe
Perde për dritare
Dhomë gjumi
Abazhurë
Tapete
Tavolinë kuzhine
Gjashtë karrige
Dy krevatë druri të vegjël
Dyshekë “Dormeo”,
Televizor i markës “Sony”, dy TV të markës “LG”
Aparat digitalb “HD”
Lavatriçe
Frigorifer
Pistë vrapimi
36 m2 parket laminat
Tre qen
Disa zogj Kanarina
Ushqimin për to
Dy Papagaj
Dy kafazë
Dy qengja
Një këndore me kolltukë
Një kolltuk tek
Një tavolinë së bashku me karrige plastike
200.000 lekë për nipin e sëmurë
Telefoni “Iphon-6”
Telefoni “Iphon-7+”
Dhurata të tjera për fejesë.
Enë kuzhine
Lavastovilje
Frigorifer
Televizor
Pajisje për kozmetikë
5.000 euro + 1 mijë euro të tjera
Një palë divane të tjera
Një motor për Myrteza Beqjan
I ka marrë mbrapsht 10 milionë lekë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/