DETAJE/ Atentati në Vlorë, i plagosur ka mbetur edhe një fëmijë 8...

DETAJE/ Atentati në Vlorë, i plagosur ka mbetur edhe një fëmijë 8 vjeç

107
0
Shares

Një person i tretë ka mbetur i plagosur nga atentati i sotëm në rrugën “Transballkanike” në Vlorë.
Burimet bëjnë me dije se është plagosur edhe një fëmijë 8-vjeçar. Ai është fëmija i Ferdinand Llanajt, 39-vjeçarit që dyshohet se ka qenë objektiv i atentatit.
I mituri ndodhej brenda automjetit tip “Mercedes-Benz” që u qëllua me breshëri kallashnikovi nga persona ende të paidentifikuar.
Fëmija ka marrë një plumb në krah dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Informacion paraprak shtesë i Policisë së Vlorës
Në vijim të informacionit paraprak lidhur me ngjarjen e ndodhur në rrugën “Transballkanike”,Vlorë ku prej të shtënave me armë zjarri mbetën dy shtetas të plagosur, njoftohemi se në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore edhe një fëmijë.
Konkretisht shtetasi B. Ll., 8 vjeç,(djali i shtetasit F. Ll.), i cili prej të shtënave me armë zjarri ka marrë dëmtime në krahë, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje është gjetur edhe një armë zjarri tip Pistoletë, ende e paidentifikuar se kujt i përket.
Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY