Per Gjergj Zefin dhe “pamfletin” e tij

Per Gjergj Zefin dhe “pamfletin” e tij

384
0
Shares

Ora news online ka publikuar sot nje koment rreth nje portali dhe editorit te tij ku preken disa ceshtje te rendesishme te mediave sot dhe lidhjet e tyre me politiken apo parate e zeza. Ne jemi te hapur te publikojme opinionet e te gjitha paleve ne lidhje me kete fenomen.

Me poshte shkrimi i plote:

Janë disa njerëz në Shqipëri të cilët një ditë dalin si gazetarë, ditën tjetër si politikanë, pastaj si biznesmenë, pastaj shfaqen si drejtorë të rëndësishëm në zyrat, e shtetit, shkojnë në burg, dalin, marrin borxhe që nuk i paguajnë, i ndjekin përmbaruesët këmba-këmbës, e në fund kur kanë dështuar në gjithçka i rikthehen gazetarisë si maska të pushtetarëve, presta nome (emër i huazuar me pagesë) si thonë italianët, për ata që nuk mund të dalin të shkruajnë me emrin e tyre.

Z. Gjergj Zefi me portalin e tij “Pamfleti” ka qenë për një kohë të gjatë presta nome i Saimir Tahirit kur ky ishte Ministër i Punëve të Brendshme. Tani që Saimiri humbi postin e tij ministror ia preu financimin pamfletistit të tij personal.

Sot në botën e epokës dixhitale nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme që politikanë, në pushtet ose në opozitë, të kenë si armë sekrete portale të financuar prej tyre, ku sulmojnë kundërshtarët by proxy, si thuhet në anglisht, apo me presta nome si thuhet në italisht. Por në rastin Tahiri-Zefi ka diçka të jashtëzakonshme.

Këtij Gjergj Zefit, dikur në fillim të viteve nëntëdhjetë iu dëgjua emri sepse nxirrte në Shkodër një gazetë me emrin “Lajmëtari”, e cila shpallte se luftonte thyerjen nga ana e regjimit të Berishës, të embargos së naftës të OKB-së ndaj Jugosllavisë. Gazeta sillte fakte reale për këtë çështje, por qëllimi ishte që një grup mafioz në Shkodër t’ i bënte presion qeverisë që ta lejonte të kishte pjesën e tij të fitimit në këtë trafik kriminal. Dhe kur qeveria e PD-së u mor vesh me këtë grup kriminal dhe i lejoi të kishte pjesën e tij në kontrabandën e naftës, gazetës iu ndërprenë financimet. Gjergj Zefi sigurisht që nuk e priti mirë këtë gjë, ose ndoshta kërkonte një kompensim më të madh financiar për punën që kishte bërë. Gjithsesi ai vazhdoi denoncimin ndaj kontrabandës qeveritare të naftës, duke harruar se në marrëveshjen e qeverisë me grupin mafioz lokal ishte si pako edhe heshtja e gazetës së tij. Qeveria e qortoi grupin mafioz shkodran për shkelje të paktit, dhe ky i fundit për të treguar se terminatorii kishte dalë nga kontrolli, i dha një dajak mësimdhënës Gjergj Zefit. Për këtë ky i fundit fajësoi regjimin e Berishës. Tani, në analizë të fundit dajaku nga regjimi i Berishës i erdhi, por me dorën e miqve të tij.

Me këto kredenciale si i martirizuar nga regjimi i Berishës, Gjergj Zefi, i cili i ishte bashkuar Partisë Aleanca Demokratike, të dalë nga PD, por që ishte në aleancë me PS, kërkoi një punë të mirë kur partia e tij erdhi në pushtet si bisht i PS-së në 1997. Gjergjit nuk i pëlqeu asnjë nga punët që i ofroi partia, por i pëlqeu shumë që qeveria e majtë i dha partisë si seli, një ndërtesë anash Ministrisë së Punëve të Brendshme, pranë Galerisë së Arteve. Gjergji i cili kishte pasur prirje për biznes që kur ishte në Shkodër, pati idenë e çuditshme që selia e partisë të shndërrohej në kafene dhe ai të bëhej administrator. Ajo kafene u bë për një kohë të gjatë qendër e punëve të pista mes zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe përfaqësuesve të krimit të organizuar. Lolaki u bë depozitë droge dhe vendqëndrim i përkohshëm për prostitutat moldave e ukrainase për trafikoheshin në Europë.

Por lakmia e Gjergjit nuk kishte kufi dhe ai vendosi të provonte edhe punën e zyrtarit të shtetit, duke u bërë drejtor i rëndësishëm. Me këtë drejtor Gjergji vrau atë pak emër të mirë (për ata që nuk e njihnin mirë) që kishte gazetar Gjergji, për shkak të arrestimit nga regjimi i Berishës. Sepse tani drejtor Gjergji u procedua penalisht nga vetë regjimi socialist për të cilin ai kishte qenë bashkëkrijues.

Ironia e madhe është që Gjergj Zefi, i cili e nisi me gazetën me emrin dinjitoz, së paku si fjalë, “Lajmëtari” 20 e ca vjet më vonë u vu në shërbim të Saimir Tahirit me portalin me emrin vetëironizues “Pamfleti”. Sepse fjala “pamflet” ka kuptimin e një teksti të shkruar në letër të keqe që shpërndahet si trakt dhe që në rastin më të mirë ka përmbajtje me vërtetësi të dyshimtë. Në rastin e Gjergj Zefit, pamfletet e tij përhapin gënjeshtra të verifikueshme.

Nëse ka ndonjë gjë që e kompromenton në mënyrën më qesharake seriozitetin e Vettingut ky është fakti që si organ zyrtar qeveritar i tij është bërë portali online “Pamfleti”. Portali “Pamfleti” ka marrë përsipër që që të bëhet armë mediatike terrorizuese kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve duke sulmuar në mënyrë përzgjedhëse ata që nuk i pëlqejnë qeverisë. Ironia është se z. Gjergj Zefi i sulmon gjyqtarët për pasuri që nuk janë më të mëdha se shuma e parave që merr ai për një vit nga Saimir Tahiri. Se cfarë Vetingu do të bëhet këtë po na e tregon më mirë se kushdo “Pamfleti” me pamfletistin e Vetingut, zotin Gjergj Zefi.

Nesër, nëse lista e atyre që do të goditen nga Vetingu koincidon qoftë edhe afërsisht me listën e atyre që ka shënjestruar “Pamfleti”, atëherë i gjithë procesi i Vetingut kompromentohet dhe Vetingu kthehet në Veting-gate. Kështu Vetingut do t’ i dalë tymi i hashashit të djegur nga konsumatorët si cigare, me paratë e të cilit punon “Pamfleti”.

Portali “Pamfleti” nuk ka aspak kredencialet minimale për të na bindur se ka shqetësim pastrimin e trupës së gjyqtarëve e prokurorëve nga të korruptuarit. I pamë fletët e “Pamfletit” (lojë fjalësh duke e lexuar shqip këtë fjalë anglisht), gjatë këtyre viteve që ekziston, ato janë fletë bime cannabis sativa. Nëse SPAK dhe Byroja kombëtare e Hetimeve duan të zbulojnë sesi kanalizohen paratë e korrupsionit nga politika në media, atëherë le të ndjekin se nga vijnë financimet e portalit shumë të pasur “Pamfleti”.

Z. Gjergj Zefi, sot është politikan, nesër drejtor në një institucion shtetëror, pasnesër afër derës së burgut për abuzime me postin, pastaj na del si biznesmen, dhe më pastaj na bëhet drejtor i një mediaje. E nga biznesi nuk ka hequr dorë. Epo merret vesh, “Pamfleti” është një shkop magjik që ngre edhe traun e doganës dhe lehtëson barrën e taksave për të privilegjuarin. Për Gjergj Zefin si fenomen dhe individ ka shumë për të thënë, duke përfshirë edhe personalitetin e tij.

Domethënës është fakti që në profilin e tij zyrtar në Facebook, ky burrë i martuar dhe prind i fëmijëve, jep si të dhënë personale veç ditën dhe muajin e lindjes (12 qershor) jo vitin. Femrat janë të mirëkuptueshme kur e fshehin vitin e lindjes. Por një burrë i martuar e bën këtë gjë veç kur dëshiron të krijojë idenë se është më i ri në moshë se sa është në të vërtetë (ai ka lindur në 1971), me shpresën se kjo gjë do ta ndihmojë për aventura erotike. Postuar ne facebook/ ora news

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY