Petrit Vasili “i zë vendin” Baba Takut, “paralajmërime të forta kërcënuese”: Do...

Petrit Vasili “i zë vendin” Baba Takut, “paralajmërime të forta kërcënuese”: Do të ketë informacione tronditëse në ditët në vijim

286
0
Shares

Gjatë maratonës në Kuvend mbrëmjen e djeshme, debate të forta pati edhe për ligjin e mbetjeve. Kundër këtij ligji është shprehur edhe njëherë kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Vasili theksoi nga foltorja se për këtë teme ka pasur shumë debate mirëpo në fund çështja do ti mbetet drejtësisë.
Sakaq, Vasili ka paralajmëruar se palët e interesuara do të bëjnë shumë zhurmë në javët dhe muajt në vazhdim, për ta parandaluar importin e plehrave.
Gjithashtu Vasili thekson se: Do ketë edhe ngjarje që vijnë për llogari emrash të rëndësishëm, nga off-shore të largët, ku qofshin këto llogari të pista.
Një gjuhë e tillë “kërcënuese” u bë “proverbiale” legjislaturën e kaluar nga Spartak Braho (Baba Taku), i cili merrte nëpër studio televizive dhe tundte një çantë të zezë dhe “premtonte” e “kërcënonte” se kur të hapej ajo, xhindi i dalë nga shishja do të dukej lule. Me fillimin e punimeve të Legjislaturës së re të Kuvendit, ka humbur, jo çanta (e cila nuk u hap asnjëherë), por edhe vetë Baba Taku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY