PD: Aksidenti i kryepolicit të Gjirokastrës, tregon se shefat janë mbi ligjin

PD: Aksidenti i kryepolicit të Gjirokastrës, tregon se shefat janë mbi ligjin

109
0
Shares

PD ka reaguar sot për aksidentin dhe tentativën për fshehjen e tij, të kryer nga kryepolici i Gjirokastrës.
“Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër. Drejtori i Policisë, Lorenc Paganika ka aksidentuar një kalimtar në Memaliaj dhe është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë as ndihmën e nevojshme qytetarit, por tashmë po tenton të manipulojë ngjarjen. Fatmirësisht qytetari i aksidentuar është jashtë rrezikut për jetën.
Makina e tij pësoi dëmtime nga aksidenti por drejtori nxitoi që ta rregullojë, dhe ka lejuar ekspertimin nga grupi hetimor vetëm pasi makina ka dalë nga servisi, duke tentuar të mbyllë çështjen.
Kjo ngjarje, e gjitha e filmuar, tregon sjelljen e paprecedentë të kreut të policisë së një qarku. Sjellja e këtij kryepolici vërteton gjendjen e Policisë së Shtetit, ku shefat e saj janë mbi ligjin dhe nuk ka asgjë të përbashkët me qindra oficerë të tjerë të ndershëm të Policisë së Shtetit.
Kjo është e vërteta. Policia ka kapitulluar përballë krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe nuk garanton dot sigurinë e qytetarëve. Ky është realiteti i qeverisë së Edi Ramës, me krimin që zotëron vendin, me drogën që blen zgjedhjet, me kryepolicë që nuk duan t’ia dinë për ligjin”, deklaron nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY