SKANDAL & FAKTE/ Berisha akuzon Olsi Ramën për trafik droge, Gramoz Ruçi...

SKANDAL & FAKTE/ Berisha akuzon Olsi Ramën për trafik droge, Gramoz Ruçi i pret fjalën

165
0
Shares

Në fjalën e tij të mëtejshme sot në Kuvend, Berisha me fakte konkrete, emra dhe data, denoncoi trafikantë droge, midis të cilëve Olsi Ramën, edhe vëllanë e kryeministrit Edi Rama.
“Ekziston një makinë me targa AA 635 DM. Kjo makinë është makinë e transportit të kokainës.
Pasagjerët e saj kanë qenë, Genci Kasëm Xhixha, djali ndrikullës që punon te Edi Rama, Emral Ilir Hoxha
Gentian Hasan Gjonaj, dhe Olsi Kristaq Rama.
Doni edhe datat e lëvizjes së këtyre personave më këtë makinë.
Ja cilat janë: 6. 6. 2014; 8. 6 . 2014; 11. 7. 2014 dhe 13. 7. 2014…”.
Ndërsa Berisha ka tentuar të vazhdojë me akuzat të mëtejshme, kreut i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka prerë fjalën.
Kundërshtimeve të Berishës dhe deputetëve të opozitës, për lejimin e vazhdimit të fjalës, Gramoz Ruçi ju përgjigje me ndërprerjen e seancës dhe paralajmërimin për ndëshkim të ish-kryeministrit Sali Berisha. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY