Sali Berisha: Edi Rama koka e meduzës së krimit, Haki Cako...

Sali Berisha: Edi Rama koka e meduzës së krimit, Haki Cako ka çelësat e kashtës

151
0
Shares

“Opozita po i bën gjyqin publik sundimit të krimit në Shqipëri, bandidokracisë”.
Kështu e nisi fjalimin e tij akuzues, ish-kryeministri Sali berisha, sot në Kuvend.
Sipas Berishës, Edi Rama koka e meduzës së krimit, ndërsa Haki Cako ka çelësat e kashtës
“Edvin Kristaq Rama, është koka e meduzës zë krimit të organizuar në Shqipëri, është nëna e nënave të krimit. Ai ka instaluar këtu narkoshtetin, shtetin e dytë në botë pas Panamasë, shtetin e drogës.
Nuk ka ndodhur ndonjë herë që në një javë narkobandat të godasin Policinë e Shtetit katër herë, në Tiranë, Elbasan, Bathroe, Lezhë.
Bandat e bëjnë këtë sepse kanë me vete Noriegën, kreun krimit të organizuar.
Haki Cako ka çelësat e kashtës, se çelësat e krimit i ka Edi Rama.
Edi Rama je koka e krimit. Në celularin tënd ke mesazh nga kokat e krimit. Në kabinetin tënd ke njerëz të krimit. E more Shullazin e bëre të vetin, duke e lëshuar të kërcënojë kreun e opozitës apo edhe rektorin. Edi Rama je koka e krimit, se kë bërë ministër të Brendshëm Fatmir Xhafajn, me konflikt të hapur interesi, për shkak të lidhjeve të vëllait të tij me krimin” u shpreh Berisha. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY