Detaje të tjera janë bërë të ditura lidhur me aksidentin që ndodhi pasditen e sotme në aksin rrugor Bilisht-Korçë. Një makinë tip “Benz” përplasi një motor, në afërsi të fshatit Progër, me të cilin udhëtonin dy vëllezër.
Si pasojë e goditjes, dy të rinjtë 23 dhe 17 vjeç kanë humbur jetën, pa mundur t’i jepej ndihma e parë në spital.
Mësohet se dy vëllezërit që humbën jetën ditën e sotme janë Billi Telo, 23 vjeç, dhe Simon Telo, 17 vjeç.
Informacion paraprak i Policisë së Korçës
Më datë 28. 09. 2017, jemi njoftuar se në aksin rrugor Bilisht-Korçë, pranë kryqëzimit të fshatit Progër një mjet tip “Benz” me targë AA 501 HV, me drejtues shtetasin P. G., rreth 55 vjeç, banues në Bilisht, është përplasur me një mjet motor me të cilin udhëtonin dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët për pasojë kanë gjetur vdekjen, gjatë transportimit për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/