Basha i përgjigjet Xhafajt: Bandat në Elbasan njësh me Qazim Sejdinin, mos...

Basha i përgjigjet Xhafajt: Bandat në Elbasan njësh me Qazim Sejdinin, mos na lexo fjalimet e vjetruara të Samiri Tahirit

139
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka dhënë përgjigje deklaratave të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili nuk mbajti asnjë përgjegjësi për atë që po ndodh në Elbasan.
Duke folur në parlamentin e Shqipërisë, Basha akuzoi Ramën se është duke mbështetur hapur krimin në Elbasan që sipas tij, është bërë njësh me Qazim Sejdinin.
Reagimi i Bashës erdhi pas justifikimit të ministrit të Brendshëm, se kjo situatë në Elbasan ka nisur që në vitin 2005 dhe nuk është e muajve viteve të fundit.
“Ngjarjet e fundit që lidhen me rendin dhe sigurinë publike të ndodhura në Elbasan. Ngjarje që më obligoi mua si Ministër i Brendshëm të informoj për sa vijon. Faktet kriminale janë të lidhura me ngjarje kriminale, vrasje apo tentativa vrasjesh që datojnë nga 2005, 2006, 2009, 2011 dhe 2016. Disa prej këtyre ngjarjeve kanë ndodhur jashtë”, u shpreh Xhafaj.

Replika e kreut të PD-së, Lulzim Basha

Çfarë kuptuam nga z. Ministër i Brendshëm?!
Problemi është opozita, opozita po nxin vendin. Kjo më kujton thënien e famshme popullore: “Se kur gishti tregon hënën, budallai tregon gishtin!” Problemi nuk është opozita. Problemi nuk është shpallja botërisht e të vërtetës që sot keni frikë ta thoni ju, grupi juaj parlamentar që janë me një numër gjithmonë e në rritje mediash dhe shoqatash të shoqërisë civile, dhe që e denoncon vetëm opozita me zë të lartë.
Problemi është kjo e vërtetë e dhimbshme, që sot rëndon mbi qytetin e tretë më të rëndësishëm të Shqipërisë, që ka kyçur banorët dhe banoret e Elbasanit tash dy vjet nën terrorin e bandave të bëra njësh me politikën lokale të Qazim Sejdinit me mbështetjen e hapur të Edi Ramës dhe të segmenteve të tij në Elbasan.
Elbasani nuk është përjashtimi.
E njëjta situatë është në Lezhë, në Shkodër, në Fier, në Lushnje, krimi sundon Shqipërinë, bandat sundojnë Shqipërinë. Kjo nuk është propagandë. Nuk ka Partia Demokratike dhe opozita fuqinë të manipulojë raportet e EUROPOL-it, INTERPOL dhe agjencive ligj zbatuese të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.
Por ka vetëm fuqinë të tregojë të vërtetën këtu, para këtij parlamenti. Fjalimi që lexove këtu ishte fjalimi i vjetër i Saimir Tahirit; analiza, ndjekja me vëmendje, ndjeshmëria. Jo, vetëm përballja por këtë ti nuk e bën dot. Por për këtë nuk ke ti faj, fajin e ka ai që të ka vënë aty. Ti je në konflikt interesi dhe natyrisht ai që të vuri është i kapur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY