Skandali CEZ-DIA, Prokuroria kërkon 15 vite burg për Kastriot Ismailaj dhe konfiskim...

Skandali CEZ-DIA, Prokuroria kërkon 15 vite burg për Kastriot Ismailaj dhe konfiskim të miliona euro dhe dollarë

121
0
Shares

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 15 vite burg për të pandehurin Kastriot Ismailaj në lidhje me skandalin CEZ-DIA. Prokuroria ka kërkuar edhe konfiskimin e miliona lekëve, eurove e dollarëve, të sekuestruara më herët.
Prokuroria ka kërkuar në gjykatë që Ismailaj të dënohet me 15 vite burg, ndërsa vetë i pandehuri nuk ishte i pranishëm në gjykatë kur organi i akuzës lexoi pretencën.
Ish- administratori i DIA, Kastriot Ismailaj akuzohet për “Mashtrim me pasoja të rënda” dhe “Pastrim të parave”, vepra këto të kryera në bashkëpunim me persona të tjerë.
Sipas organit të akuzës, Ismailaj me anë të falsifikimit e mashtrimit ka arritur të përvetësojë nga kompania CEZ-shpërndarje rreth 5 mln euro.
Më herët Gjykata e Tiranës pranoi padinë e OSHEE dhe detyroi Ismailajn t’i paguajë një dëmshpërblim në vlerën e 9.5 milionë eurove.

Kërkesa e Prokurorisë së Tiranes, në përfundim të gjykimit, në ngarkim të të pandehurit Kastriot Ismailaj

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kastriot Ismailaj për veprën penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda” të parashikuar nga neni 143/3 të Kodit penal ( të ndryshuar me ligjin nr. 36 të vitit 2017) dhe dënimin e tij me 10 vjet burgim;

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kastriot Ismailaj për veprën penale të “ pastrimti të produktreve të veprës penale të parashikuar nga neni 28/2 të Kodit Penal dhe denimin e tij me 8 vjet burgim;

3. Nё bashkim tё dënimeve i pandehuri Kastriot Ismailaj tё dënohet me 15 vite burgim;

4. Shuma 3,215,176 $ dhe 451.132 Euro të sekuestruara pranë bankës Credit Agricole, si dhe shuma 938.868 $, 1028 Euro si dhe 12.360.000 lekë, pranë Bankes Venetto, nё llogaritё e shoqёrisё “Adriatic Development Corporation Ltd” me NIPT K71319002B tё konfiskohen dhe tё kalojnё nё favor tё shtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY