Reforma administrative, zëvendëskryeministrja: Ja kush mund ti shpëtojë largimit nga puna

Reforma administrative, zëvendëskryeministrja: Ja kush mund ti shpëtojë largimit nga puna

172
0
Shares

Bashkimi dhe shkrirja e disa ministrive apo agjencive qeveritare në këtë mandat të 2-të qeverisës të kryeministrit Edi Rama ka krijuar jo pak shqetësim se do të ketë shkurtime të punonjësve të dikastereve që janë prekur nga ky ristrukturim.
Zëvendëskryeministrja Senida Mesi deklaron se largimet nga administrata publike nuk janë në fokusin e reformës.
“Përfitoj nga rasti që të siguroj çdo nëpunës të Administratës, të cilët me korrektësi dhe profesionalizëm kryejnë detyrën kundrejt qytetarëve, se qeveria është e angazhuar për t’i mbështetur dhe promovuar më tej ata. Në të njëjtën kohë, ne do të modernizojmë shërbimet, lehtësojmë punën e tyre dhe do të ulim burokracinë për qytetarët tanë në të gjitha pikat ku shteti u shërben atyre”.
Zëvendëskryeministrja Mesi ishte pjesë e takimit të Grupit të Posaçëm të Reformës në Administratën Publike, një nga reformat e cila renditet ndër 5 prioritet kyçe që qeveria shqiptare duhet të përmbushë për të mundësuar çeljen e negociatave te anëtarësimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY