Vrau gruan me sëpatë, gjykata jep vendimin për Mekollin

Vrau gruan me sëpatë, gjykata jep vendimin për Mekollin

132
0
Shares

Gjykata ka dhënë vendimin ditën e sotme për Bashkim Mekollin i cili vrau gruan e tij para dy ditësh. Ndonëse para grupit hetimor Mekolli ka pranuar  vrasjen e gruas Demirke Mekolli 49-vjeçe, duke u shprehur se gruan e ka vrarë me sqepar dhe thikë pas sherrit për arsye xhelozie, pasi dyshonte se e tradhtonte, sot ai ka refuzuar të flasë për arsyet që e shtynë drejt krimit.Ngjarja ndodhi ditën e dielë ku Bashkim Mekolli vrau me sqeparë e me thikë bashkëshorten e tij 49-vjeçaren Demirke Mekolli. Çifti, prindër të një djali 16-vjeçar janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas 49-vjeçari Mekolli e ka goditur bashkëshorten. Sipas dëshmisë së babait të autorit, Bashkim Mekolli vuan nga depresioni dhe kishte dy vite që merrte mjekim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY