Policia ka shkatërruar banden e kokaines ne Durres. Tre persona janë vënë në pranga, për shitje kokaine. Arrestimet janë bërë gjatë natës nga policia e qytetit bregdetar gjatë operacionit të koduar “Segmenti”, ku janë sekuestruar 500 gram kokainë, një pistoletë, vlera monetare dhe 4 telefona celularë.
Janë arrestuar në flagrancë:
Laurian Malko 32 vjeç, banues në Durrës;
Elmaz Gjepali 29 vjeç, banues në Gjepalaj, Shijak;
Mirvete Tupi 47 vjeçe, banuese në Durrës.
Arrestimi i tyre u bë pasi:
Një ditë më parë në lagjen Nr.14, Shkozet gjatë kontrollit të ushtruar personave të mësipërm iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
rreth 0.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë;
një pistoletë tip Ekol Special (zhurmuese)dhe një kreher;
vlera monetare në lekë dhe Euro;
4 aparate telefoni celularë.
Roli i shtetasve të arrestuar:
Elmaz Gjepali siguronte lëndën narkotike të llojit Kokainë. Mirvete Tupi lëndën narkotike të siguruar nga shtetasi Elmaz Gjepali ia jepte shtetasit Laurian Malko dhe ky u fundit e shiste. Nëse lënda narkotike do të shitej vlera e saj në treg do të shkonte rreth 50 000 €.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:
‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve në bashkëpunim’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’ në ngarkim të shtetasit Laurian Malko. ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ në ngarkim të Elmaz Gjepali dhe Mirvete Tupi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/