Transmetimet Analoge nga TV “braktisin” Qarkun e Korçës, nga 15 nëntori vetëm...

Transmetimet Analoge nga TV “braktisin” Qarkun e Korçës, nga 15 nëntori vetëm Transmetime Numerike Dixhitale

263
0
Shares

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), bwn tw ditur se, në zbatim të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe në vijim të mbylljes së transmetimeve analoge në qarkun e Beratit, njofton se qarku i ardhshëm ku do të mbyllen transmetimet analoge do të jetë ai i Korçës.
Afati përfundimtar për mbylljen e transmetimeve analoge në këtë qark, është data 15 Nëntor, 2017.
Për sa më sipër, AMA tërheq vëmendjen e të gjithë subjekteve analogë vendorë që ushtrojnë veprimtari televizive në qarkun e Korçës, në marrjen e masave për të mbështetur programin e tyre në rrjetin numerik të RTSH-së, ose në njërin prej rrjeteve numerike private kombëtare, të licencuara nga AMA.
Nga ana tjetër, AMA kërkon nga publiku i cili përfiton transmetimet televizive nëpërmjet teknologjisë analoge, të pajiset me marrës digjital (dekoderë universalë të tipit DVB-T2), pasi në të kundërt, mbas datës 15 Nëntor 2017, nuk do të mund të shohë më transmetime televizive në këtë qark.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY