Rudina Hajdari hap dyert e shtëpisë dhe rrëfehet: Si ishte Azemi si...

Rudina Hajdari hap dyert e shtëpisë dhe rrëfehet: Si ishte Azemi si baba…

275
0
Shares

Ajo nuk është më vetëm vajza e Azem Hajdarit, pasi tashmë ka nisur të krijojë një profil të vetin në publik. Rudina Hajdari ka ndarë sot me publikun detaje nga jeta e saj, madje edhe kohën kur babai i saj ishte gjallë.
Në një intervistë për emisionin “Kolaudim” në IN TV, Rudina preferoi që të fliste në ambientet e shtëpisë ku ajo u rrit.
“Unë jam rritur në këtë shtëpi. Mbaj mend qe me babanë loznim shpesh por dhe dilnim shëtitje nga Liqeni Artificial”, tha Rudina Hajdari.
Megjithëse ishte një prej figurave themelore të Partisë Demokratike dhe angazhimi i tij në politikë i merrte shumë kohë, Azem Hajdari ka mundur që t’i kushtojë shumë kohë dhe familjes, një pasuri të cilën ua la fëmijëve me ikjen e tij të shpejtë.
“Ai gjithnjë e gjente kohën për ne. Na kushtonte shumë kohë”, theksoi ajo.
Edhe pse ishin kohë te vështira për vendin, e po ashtu dhe për vetë Azem Hajdarin, Rudina na rrëfen se në shtëpi gjithmonë kishte hare, dhe problemet ishin jashtë portës së tyre.
“Në asnjë moment problemet e politikes nuk ishin pjesë e diskutimeve në familje, edhe pse vendi po kalonte momente shumë të vështira babai nuk na fliste asnjë moment për to”, pohoi deputetja e re e PD-së.
Rudina, si vajza e madhe e familjes, sot kujton gjithnjë këshillat e babait.
“Shkolla ishte këshilla kryesor. Mbaj mend që gjithnjë na kërkonte të lexonim, të mësonim shumë në shkollë e veçanërisht të mësonim gjuhë të huaja”, tha ajo.
Mes të tjerash ajo tregoi edhe se si vendosi që të bëhet pjesë e politikës.
“Si vajza e Azem Hajdarit gjithnjë kam menduar të jem pjesë e politikës. Gjithnjë kam menduar se si të kontribuoj për vendin tim”, nënvizoi Rudina.
Në 12 shtator Rudina Hajdari foli për herë të parë në Kuvend, si deputetja më e re e PD-së, datë e cila përkoi edhe me 19-vjetorin e vrasjes së babait të saj. Por si e ka përjetuar Rudina, momentin kur fjalimi i saj i parë në Kuvend u duartrokit nga të djathtë e të majtë?
“Fjalimi ishte në një ditë të veçantë për familjen time. Ishte në 19 vjetorin e babait dhe kjo e shtoi edhe më shumë peshën e emocioneve. Ashtu si babai im, i cili vendoste interesat e vendit në plan të parë, edhe unë mendoja që të përcillja një mesazh bashkimi”, pohoi Rudina.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY