KRITERET & AFATET/ Drejtoria e ALUIZNI-t shpall konkurs për vende pune, ja...

KRITERET & AFATET/ Drejtoria e ALUIZNI-t shpall konkurs për vende pune, ja dokumentet që duhen dorëzuar

428
0
Shares
Drejtoria e Përgjithshme e Aluiznit ka bërë sot publik njoftimin për të gjithë të interesuarit që duan të punojnë në Drejtorinë e Aluiznit.
Gara do të jetë transparete dhe të interesuarit do t’i nënshtrohen konkurimit sipas procedurave të përcaktuara nga Aluizni.
Më parë kreu i Aluiznit Artan Lame , ka njoftuar për një konkurs të tillë, por sot është zyrtare dhe të interesuarit mund të bëhën pjesë e aplikimeve për të fituar një vend punë në këtë institucion shtetëror.
Gjithashtu në njoftimin  e shpërndar ditën e sotme, ka informacion për vendet vakante, kriteret dhe rrugën që duhet të ndjekin aplikantët dhe vlerësuesit e konkursit.

Njoftimi i plotë nga Drejtoria e përgjithshme e ALUIZNI-t

Agjensia e legalizimitu Urbanizimit dhe Integrimit të zonave/ndërtimeve informale
Shpallje konkurimi i hapur për vendet vakante pranë ALUIZNI-t

Në mbështetje të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar VKM Nr.289, datë 17.5.2006 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të zonave/ndërtimeve informale (ALUIZNI), pika 7, shpallet konkurimi për pozicione vakant;

Drejtoritë rajonale të ALUIZNI-t:

Tiranë, Durrës, Berat, Dibër, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Kavajë, Korçë, Krujë, Kukës, Lezhë, Lushnje, Sarandë, Shkodër, Vlorë.

Vendet vakante

Përgjegjës Sektori, Kategoria: Kategoria: IV-a, Niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”
Specialist, Kategoria: IV-b, Niveli minimal i diplomës “Bachelor”

Kushtet dhe kriteret e komnkurimit

Kushtet që duhet të plotësojë kandidatët:

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme, të përcaktuara në legjislacionin e shërbimit civil sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme, si vijon:

Të zotërojnë diplomë të Arsimit të Lartë, nivelit minimal “Bachelor” në profilet Inxhinieri Ndërtimi, Arkitekturë, Urbanistikë, Gjeoinformatikë, Gjeodezi, Topografi).
Për pozicionet Përgjegjës Sektori, kandidatët duhet të zotërojnë diplomë të nivelit minimal “Master Shkencor” në profilet e mësipërme, si edhe Juridik. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.
Për pozicionet “Specialist” kandidatët duhet të kenë të paktën 2 vite përvojë pune në profesion.
Për pozicionet “Përgjegjës Sektori” kandidatët duhet të kenë të paktën 3 vite punë në profesion.
Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore gjatë vitit të fundit.
Preferohet të kenë trajnime apo kualifikime në fushën përkatëse.
Të kenë njohuri të gjuhës angleze, ose të një gjuhe tjetër të BE-së.

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat, si më poshtë:
Letër interesi për pozicionin për të cilin është i interesuar kandidati.
Jetëshkrim (CV).
Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën Bachelor kur kërkohet Diploma Master Shkencor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore/ Formular i vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore;
Të paktën dy referenca të punëdhënësit të mëparshëm
Adresën e saktë te vendbanimit, email dhe kontakt telefonik.
Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet, nëpërmjet postës zyrtare, apo dorazi në Zyrën e Protokollit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-t ose në adresën elektronike të ALUIZNI-t info@aluizni.gov.al

Saqrime mund të kërkohen edhe në adresën e ALUIZNI-t në fb.

Dorëzimi i dokumenteve duhet të bëhet brenda datës: 02. 10. 2017.

Fushat e njohura për testimin me shkrim
Kandidatët do të testohen me shkrim rreth njohurive mbi legjislacionin e mëposhtëm:
Ligji nr.9482, datë 16.2.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar.
Ligji nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”
Ligji nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar (Dispozitat mbi pronësinë).
Ligji nr. 7850 datë 29.07.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
Ligji nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar.
Ligji nr. 33/2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, i ndryshuar.
Ligji nr.9131, datë 8.9.2003 “Për rregullat e etikës më administratën publike”, i ndryshuar.

Shpallja e rezultateve për fazën e verifikimit paraprak të kandidaturave:
Në datën 09/10/2017, kandidatët do të njoftohen nëpërmjet postës elektronike, për informacione në lidhje me plotësimin e kritereve, fazat e testimit, datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurimi.

Vlerësimi i kandidatëve
Kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta do ti nënshtrohen procedurave të mëtejshme të vlerësimit, nga një komision i posaçëm i ngritur për këtë qëllim, në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 30 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë, deri në 40 pikë
Gjatë intervistës do të vlerësohen në lidhje me: Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me pozicionet për të cilat aplikojnë;  Eksperiencën e tyre të mëparshme si dhe motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën).
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 30 pikë.

Shpallja e rezultateve të konkurimit
Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë, do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail të paraqitur ne dokumentacionin e aplikimit).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY