LSI: Edi Rama 1300 punonjës në Kryeministri, por nuk pranon 70 persona...

LSI: Edi Rama 1300 punonjës në Kryeministri, por nuk pranon 70 persona për strukturat e Vetting-ut

130
0
Shares

Lëvizja Socialiste për Integrim ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se nuk e do procesin e Vetting-ut, më i rëndësishmi në reformën në drejtësi.
Në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit, deputeti i LSI-së Nasip Naço ju referua faktit që mazhoranca nuk votoi një shtesë prej 70 personash të nevojshëm për funksionim normal të strukturave të Vetting-ut. Sipas deputetit të LSI-së mazhoranca po përpiqet të vë nën kontroll institucionet e pavarura.
“Duam t’i bëjmë me dije opinionit publik se kërkesa për mbështetje të strukturave të Vetingut ishte tepër e thjeshtë, pra ata kërkonin një shtesë prej rreth 70 personash për të siguruar në çdo rast një funksionim normal të strukturave të Vetingut. Në mënyrë të qartë u provua që përbetimet për Vetingun nga ana e Partisë Socialiste rezultuan vetëm demagogji, pasi kjo shtesë nuk u votua prej tyre dhe bëhej fjalë siç e thashë edhe më lart për rreth 70 persona, në një kohë që vetëm Kryeministri ka një staf të tij prej rreth 1300 punonjësish, ku në stafin e tij të ngushtë punojnë 600, thënë më thjesht kërkohet një shtesë gati sa 1/10 e ushtrisë së Edi Ramës që siç dihet në vend të punës merret vetëm me komente në Facebook dhe të tjera punë të paqarta”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Naços.
Komisioni i Ligjeve miratoi sot 113 punonjës si pjesë e stafit të tre institucioneve të rëndësishme të Vettingut, nga 185 punonjës që ishte kërkuar për tre organet.

Deklarata e plotë e Nasip Naços
Sot Komisioni I Ligjeve votoi vetëm me votat e Partisë Socialiste strukturën organizative dhe klasifikimin e pagave.
1-Komisionit të posaçëm të Apelimit,
2-Komisionerëve Publik dhe me votat e LSI të
3-Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Duam ti bëjmë me dije opinionit publik se kërkesa për mbështetje të strukturave të Vetingut ishte tepër e thjeshtë, pra ata kërkonin një shtesë prej rreth 70 personash për të siguruar në çdo rast një funksionim normal të strukturave të Vetingut. Në mënyrë të qartë u provua që përbetimet për Vetingun nga ana e Partisë Socialiste rezultuan vetëm demagogji, pasi kjo shtesë nuk u votua prej tyre dhe bëhej fjalë siç e thashë edhe më lart për rreth 70 persona, në një kohë që vetëm Kryeministri ka një staf të tij prej rreth 1300 punonjësish, ku në stafin e tij të ngushtë punojnë 600, thënë më thjesht kërkohet një shtesë gati sa 1/10 e ushtrisë së Edi Ramës që siç dihet në vend të punës merret vetëm me komente në Facebook dhe të tjera punë të paqarta.
LSI ka mbështetur dhe do të mbështesë çdo kërkesë që I krijon kushte optimale pune organeve të Vetingut për një funksionim të plotë të tij si një nga momentet kyç të Reformës në Drejtësi.
Ky vullnet I LSI-së është I kundërt nga vullneti I qeverisë që kërkon të ketë ndikimin e tij mbi këto institucione të pavarura.
I Bëjmë edhe njëherë apel maxhorancës përpara se të kalojë për votim në Kuvend të reflektojë, se organet e Vetingut janë një process I rëndësishëm për kthimin e besimit të qytetarëve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë te sistemi I munguar I drejtësisë, I cili nuk është pronë e asnjë prej partive politike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY